Mobi Casa

Komuna e Vitisë përfituese e grantit të përformancës në vlerë prej 791 mijë euro

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Komuna e Vitisë serish është përfituese e grantit të përformancës, prandaj sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në ceremoninë e Grantit të Përformancës Komunale (GPK) në Prishtinë.

Gjatë kësaj ceremoni u bënë me dije edhe emrat e komunave që janë përfituese e grantit e ku komuna e Vitisë është përfituese e grantit në vlerë prej 791 mijë euro.

Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe nënshkrimi marrëveshjes për bashkëfinancim të cilën e ka hartuar komuna e Vitisë.

Eco Higjiena

Përndryshe kjo marrëveshje u nënshkrua bazuar në rezultatet e treguara në performancën komunale për vitin 2021.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Elbert Krasniqi, ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe përfaqësues të BE-së.