Hidromorava

Komuna e Vitisë mbajti diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025 në lokalitetet Pozharan dhe Gjylekarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në Pozharan dhe në Gjylekarë të Vitisë janë mbajtur dje diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025. Në këto diskutime përfaqësuesit komunal kanë prezantuar buxhetin e paraparë për vitin në vijim si dhe kanë kërkuar nga banorët e këtyre lokaliteteve të përcaktojnë prioritetet e tyre për investime.

Me këtë rast në Pozharan banorët kërkuan që të rregullohen disa rrugë fushore, të bëhet hapja dhe pastrimi përroskës së Gilbushit, të kenë një shtëpi të kulturës, të ndërtohen trotuare në disa lagje, të përfundoj sa më parë objekti i shkollës, të sigurohet një zyre e veçantë për koordinatorin dhe këshillin e këtij vendbanimi dhe të bëhet rregullimi i parkut.

Eco Higjiena

Përderisa në fshatin Gjylekarë u adresuan këto kërkesa: zgjedhja e problemit të ujit, rregullimin e rrugëve fushore, riparimi i kanalizimeve dhe riasfaltimin e rrugëve të dëmtuara.

Përndryshe diskutimi i radhës do të jetë sot në qytetin e Vitisë, me fillim në ora 17:00 në shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, konkretisht në sallën e Kuvendit Komunal./rajonipress/