ARKATANA

Komuna e Vitisë dhe MCC amerikane po investojnë në dy objekte banesore për efiçiencë në energji

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi kanë vizituar sot dy objektet, në të cilat është duke u investuar në programin e efiçiencës në energji.

Haliti ka falënderuar drejtorin e MCC-së Petrit Selimi dhe, tha se komuna e Vitisë është duke bashkëpunuar ngushtë me MCC-në amerikane, rreth investimeve nëpër objekte banesore dhe shtëpi private për efiçiencë në energji dhe, ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në vitet në vijim.

Uji Dea

Ndërsa, Petrit Selimi drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, entitetit të përgjegjshëm implementues të programit të MCC-së në Kosovë, tha se komuna e Vitisë është e para që ka pranuar të jetë pjesë e këtyre investimeve dhe, vlera e investimeve në këtë komunë është mbi 460 mijë euro.

Në objektin e quajtur “Kroni Binçës” dhe “Blloku”, investimet po bëhen në renovimin e kulmeve, fasadave, dritareve, ndriçimit, ndërsa vetëm te objekti i quajtur “Blloku”, do të vendosen edhe panele solare me termopompa, dhe se këto punime pritet të përfundojnë së shpejti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.