Komuna e Vitisë dhe bamirësit vitias përgatitën për ndarjen e ndihmave të fund vitit

Viti – Me qëllim të parapërgatitjeve finale për shënimin e Aksionit të Madh Humanitar, i cili zhvillohet çdo fund vit në Komunën e Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim të përbashkët përfaqësues të shoqatave të ndryshme vitiase të cilat veprojnë në mërgatë por edhe përfaqësues të shoqatat të cilat veprojnë në Vit.
Bëhet me dije se edhe gjatë këtij viti në prag të shënimit të vitit të vitit do të ndihmon shumë familje vitiase.
Haliti ndër tjerash falënderoj të gjithë ata të cilët gjatë vitit të shkuar ju kanë bashkangjitur aksionit të madh humanitar ku janë ndihmuar mbi 400 familje skamnore të kësaj komune. “Në këtë takim dua të ju falënderoj të gjithë bamirësit të cilët vitin e shkuar ju kanë bashkangjitur aksionit të madh humanitar ku kemi ndihmuar mbi 400 familje skamnore në Viti. Po ashtu dëshiroj të ju falënderoj se edhe gjatë këtij viti jeni të gatshëm të vazhdoni këtë aktivitet humanitar për të cilën më së shumti mirënjohës do të jenë ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj”, u shpreh ndër tjerash Haliti./rajonipress/