United Hospital

Komuna e Kllokotit e përkushtuar për të qenë transparente ndaj qytetarëve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan- Në takimin e fundit të Këshillit Komunal për siguri në bashkësi në Kllokot e ku kanë marrë pjesë të gjithë akterët politikë, fetar e të sigurisë është thënë se gjendja në këtë komunë është e qetë dhe stabile. Refik Halili nënkryetar i komunës për komunitete tha për rajonipress se këto takime kanë synim transparencën ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të fshatrave.

Refik Halili nënkryetar i komunës në Kllokot tha për rajonipress se në takimin e mbajtur të hënën të Këshillit Komunal për siguri në bashkësi e ku kanë marrë pjesë edhe FSK-ja, policia e Kosovës dhe të gjitha grupimet politike e fetare është vlerësuar se gjendja në Kllokot përkundër disa incidenteve të vogla ka qenë e qetë dhe stabile.

Halili tha se në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e fshatrave shqiptare e serbe të cilët kanë paraqitur kërkesat e tyre që lidhen me investimet në infrastrukturë dhe krijimin e kushteve më të mira për punësim e shkollim.

FIDANISHTJA

Halili tha se nga ky takim është kërkuar që të gjithë akterët të angazhohen që Komuna e Kllokotit të ngrit edhe më shumë shërbimet dhe nivelin e mirë që e ka treguar deri më tani si në tatimin në pronë ashtu edhe tek të hyrat vetanake.

“Edhe pse jemi komunë e vogël megjithatë të arriturat janë të mëdha” tha Halili. Sipas tij Kllokoti ka treguar një performancë të mirë në fushën e menaxhimit , prokurimit dhe të hyrave vetanake. “Edhe nga ky takim Kllokoti është lavdëruar për mbështetjen që ka marrë nga USAID-i i cili ditëve të fundit e shpërbleu Kllokotin me një grantë domethënës” tha Halili.

Përfaqësuesi i policisë ndërkaq ka thënë se gjendja në Kllokot është e qetë dhe stabile dhe se policia është e përkushtuar që të ndihmojë të gjithë qytetarët e saj për të pasur një klimë të mirë politike dhe etnike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.