ARKATANA

Komuna e Kamenicës me bashkëpunim të ri për mbështetjen e grave sipërmarrëse

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka nënshkruar sot marrëveshje me Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik PREDA Plus, për projektin “HER FUTURE” (E ardhmja e saj)-Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë.

Në këtë takim organizata “HER FUTURE” është përfaqësuar nga Valentin Hoxha që është edhe Drejtor i këtij projekti dhe nënshkrues i memorandumit.

Në takim kanë marrë pjesë edhe Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës Arta Bajralija, drejtori i DZHED-së Edon Dërmaku si dhe Qendresa Kastrati, zyrtare nga po kjo drejtori.

Ky projekt financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Projekti synon fuqizimin e grave në Kosovë përmes zhvillimit të aftësive të tyre të biznesit, krijimit të rrjeteve mbështetëse dhe nxitjes së një mjedisi të favorshëm për pjesëmarrjen ekonomike të grave.

United Hospital

Projekti fokusohet në planifikim strategjik, rritje kapacitetesh dhe krijimin e hapësirave të dedikuara ku gratë sipërmarrëse mund të lidhen, të mësojnë dhe të rrisin biznesin e tyre, duke kontribuar kështu në barazi gjinore dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ky projekt ka gjithsej 5 komponente dhe synon të ketë 562 përfitues, duke përfshirë këtu gratë sipërmarrëse, vajzat e reja si dhe përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, shoqëria civile e shoqatat e biznesit.

Projekti kap vlerën e 1,333,000 eurosh që do të shpërndahen në formë të 100 granteve për gratë në të gjithë Kosovën.

Komuna e Kamenicës do të informojë qytetarët me kohë rreth thirrjes se kur do të hapet si dhe rreth hapave për aplikimin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.