Mobi Casa

Komuna e Kamenicës me aktivitete të ndryshme hap fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Njësia Komunale për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, pranë DAP-së, ka hapur fushatën sensibilizuese.

Koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati, hapjen e kësaj fushate e ka filluar me vizitë tek Stacioni Policor në Kamenicë, ku aty u prit nga Komandanti Florim Klaiqi, Rreshteri Shukri Shillova njëherësh Koordinator i Sektoreve dhe Komunitet, si dhe Rreshter Ramadan Bunjaku Shef i Njësisë së Hetimeve.

Në këtë takim Koordinatorja Demolli-Kastrati duke falënderuar Komandantin Klaiqi, zyrtarët dhe shefat e sektoreve pranë Stacionit Policor në Kamenicë për bashkëpunimin e shkëlqyer, dhe për mbështetjen e çdo iniciative në të mirë dhe për siguri të të gjithë qytetarëve, tha se në kuadër të kësaj fushate janë paraparë aktivitete të shumta e të larmishme, të cilat kanë për qëllim parandalimin e trafikimit me njerëz dhe, ngritjen e vetëdijes së popullatës së gjerë.

“Kjo fushatë ka një mesazh i cili është: “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË!, ndërsa si slogan i kësaj fushate është: “MOS HESHT”. Ne si Njësi kemi menduar edhe për banorët që jetojnë në viset e thella rurale, që nuk kanë mundësi të jenë pjesë e aktiviteteve që i realizojmë.

UBT

Për këtë kemi përgatitur edhe videospotin e cili përcjell një mesazh të fuqishëm në parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore”, ka thënë ajo.

Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë Florim Klaiqi, së bashku me kolegët bashkëpunëtor kanë falënderuar Koordinatoren e NJKDNJ-së, për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe në parandalimin e dukurive negative.
“Ne mbështesim fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, dhe kemi gatishmërinë për bashkëpunim kurdo që kërkohet, andaj mund të na konsiderosh gjithmonë si partner të fortë në këto aktivitete”, theksoi ndër të tjera Komandanti Klaiqi.

Gjatë kësaj dite Koordinatorja e NJKDNJ-së, ka zhvilluar takime me qytetarë duke shpërndarë fletpalosje lidhur me vetëdijesimin e tyre për parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.