Komuna e Gjilanit vonohet me dorëzimin e projektit të rrugës Dobërqan – Stublinë – Pogragjë

Gjilan – Komuna e Gjilanit ende as që ka filluar me projektimin dhe matjen e rrugës Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pogragjë kjo për faktin se kompania kontraktues ende s`ka kontratë me organet e komunës. Rexhep Kadriu thotë se çdo vonës e projektimit të rrugëve nga ana e komunës do të pamundësoj fillimin e projekteve ketë pranverë dhe do e humbim mundësin që në rishikim të buxhetit të marrim fonde apo projekte të reja.
Njëri nga projektet madhore për komunën e Gjilanit dhe në veçanti për Ministrinë e Infrastrukturës rruga Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pograxhë mund të dështojë krejtësisht për shkak të neglizhencës dhe vonesave të panevojshme që po bëhen nga ana e organeve komunale.
Në fakt komuna e Gjilanit ishte zotuar se shumë shpejt do e dorëzojë të incizuar dhe studiuar projektin e rrugës, por Elnaim Ymeri nga kompania kontraktuese që merret me projektimin e projekteve tha se ende s`ka asnjë marrëveshje me komunën për të filluar punën.”Unë ende s`kam marrë asnjë konfirmim nga zyra e projekteve ose prokurimit për të filluar me punët që na presin në teren” tha Ymeri.
Por më i shqetësuar është Rexhep Kadriu zëvendësministër i Infrastrukturës. “Çdo vonës e projektimit të rrugëve nga ana e komunës do të pamundësoj fillimin e projekteve ketë pranverë dhe do e humbim mundësin që në rishikim të buxhetit të marrim fonde apo projekte të reja” tha Kadriu për rajonipress.
Izet Kurteshi nga zyra e prokurimit tha se shumë shpejt do të vendoset për kompaninë projektuese sepse ne nuk kemi llogari t`i humbim donacionet./rajonipress/