ARKATANA

Komuna e Gjilanit nuk po e zbaton ligjin për transparencë dhe po vazhdon me fshehje të raporteve, vendimeve dhe dokumenteve zyrtare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Agjensioni për Informim dhe Privatësi e detyroi kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni për t’i ofruar PDK-së raportet dhe dokumentet e kërkuara përmes postës elektronike të adresuara me 11 mars 2024. Pra, pas 160 ditëve PDK mori përgjigjet lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me punën e kryetarit të komunës së Gjilanit, e kjo flet më së miri se sa ka transparencë qeverisja komunale e udhëhequr nga një organizatë e dështuar, prandaj komuna e Gjilanit sipas raporteve të ndryshme është vlerësuar e fundit për transparencë thuhet në reagimin e PDK-së.

Reagimi i plotë:

Në Kuvendin Komunal kjo qeverisje nuk raporton fare, nuk i përgjigjet pyetjeve të asambleistëve, nuk i përgjigjet kërkesave zyrtare përmes postës elektronike, pra këta duan terr informativ për qytetarin e Gjilanit.

FITORJA

Keqpërdorimet e vazhdueshme me buxhetin komunal janë arsyet kryesore që kjo qeverisje komunale nuk e zbaton ligjin dhe nuk i publikon raportet dhe vendimet e kryetarit të komunës.

Për përmbajtjen e përgjigjeve që i kemi pranuar me shkrim nga zyra e kryetarit dhe institucionet tjera do të publikohen së shpejti ditëve në vijim, në mënyrë që të informohet publiku për të gjitha ato dukuri negative dhe dështimet e jashtëzakonshme të kësaj organizate që po keqpërdor gjithçka që po i vjen mundësia.
Zyra për Informim
PDK Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.