RCCOLA

Komuna e Gjilanit merr donacion tri vetura nga EULEX

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Komuna e Gjilanit sot ka pranuar donacion tri automjete të përdorura nga Misioni i Bashkimit Europian për sundim të ligjit EULEX, të cilat e lehtësojnë edhe më shumë punën dhe efikasitetin e institucioneve komunale.

Kjo kërkesë kohë më parë është bërë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe gjithashtu është marr përgjigja pozitive, ndërsa sot janë sjellë në autoparkun e Komunës.

Mobi Casa

Prej këtyre tri automjeteve, dy janë Toyota Runner dhe njëri është kombi furgon Hyunday Cargo. Këto janë automjete të cilat mund të përdoren në çdo terren duke përfshirë edhe ato malore dhe në ditët në vijim do të kryhen të gjitha procedurat e regjistrimit të bartjes së tyre në emër të Komunës së Gjilanit./rajonipress/