UBT

Komuna e Gjilanit ka filluar punëtorinë për menaxhimin e shpenzimeve të parasë publike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka filluar punëtoria për Librin e Proceseve për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike, libër ky i cili përfshinë trembëdhjetë procese, duke filluar nga planifikimi i buxhetit e deri tek menaxhimi i kontratave.

Qëllimi i kësaj punëtorie, ka të bëjë me informimin e plotë pastaj ndarjen e njohurive sa i përket proceseve për menaxhimin e shpenzimeve publike në Komunë, ku zyrtarëve kompetent do t’i ndihmojë që t’i kuptojnë qartë procedurat të cilat shpjegojnë veprimet, informatat, dokumentet, afatet dhe çështjet e tjera, të cilët gjatë zbatimit të detyrave punuese, ballafaqohen dhe sfidohen me procedurat duke filluar nga fazat e para të planifikimit të buxhetit deri tek menaxhimi i kontratave.

Përmes njohurive që fitohen nga kjo punëtori, sigurohet zbatueshmeri e drejtë e procedurave dhe pajtueshmëri e plotë me rregullativën ligjore për të siguruar rregullsi financiare gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

ARKATANA

Libri i Proceseve synon të sqarojë dhe konsolidojë procedurat që duhet ndjekur për të siguruar kontroll dhe rregull strikt me cilësi në procesin e buxhetimit dhe ekzekutimit të tij.

Sesioni i dytë i kësaj punëtorie do të mbahet gjatë ditës së nesërme për të ndërmarrë hapat e nevojshëm që procesi buxhetor dhe shpenzimet e parasë publike nëpër të gjithë dikasterët të jetë i planifikuar mirë dhe njëkohësisht edhe mbikëqyrja dhe raportimi të jenë në nivel të lartë konform ligjeve në fuqi që e rregullojnë këtë aspekt të rëndësishëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.