FIDANISHTJA

Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Tregtisë konfirmojnë bashkëpunimin për zonën ekonomike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në një takim pune këshilltarin politik të ministrit Shala, Enver Hajrullahu, ku bashkërisht kanë konfirmuar angazhimin e plotë të dy institucioneve për themelimin dhe financimin e zonës ekonomike në Gjilan.

Nënkryetari Ismajli, ka thënë se Gjilani si komuna më e madhe e këtij regjioni, ka në planin e saj dinamik themelimin e zonës ekonomike në një hapësirë prej 52 hektarëve dhe me këtë pretendohet që përpos kushteve më të mira infrastrukturore, të bëhet edhe tërheqja e investitorëve të rinjë në drejtim të kësaj pjese të Kosovës.

“Është interes i përbashkët i të gjithë neve që të kemi një zonë ekonomike funksionale në kuadër të mbështetjes dhe zhvillimit të sektorit privat, por edhe me qëllim të ndikimit direkt në zbutjen e papunësisë. Planifikimi i Komunës është që kjo zonë të ndërtohet në një pozitë strategjike zhvillimore të integruar edhe në autostradën e cila kalon nëpër Gjilan. Komuna ka kapacitetet e saja që të investoj në infrastrukturën e zonës, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Uji Dea

Nga ana e tij, këshilltari politik i ministrit Shala, Enver Hajrullahu, ka konfirmuar se MTI do t’i qëndroj afër Komunës së Gjilanit në këtë investim që ka impakt në zhvillimin ekonomik.

Ai, gjithashtu, ka thënë se sikur edhe në shumë qytete të Kosovës ku MTI është duke punuar në zonat ekonomike. edhe Gjilani do të ketë mbështetjen maksimale në këtë projekt të madh që do të jetë me interes për të gjitha Komunat e regjionit të Gjilanit, Kumanovës dhe Luginës së Preshevës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.