Uji Dea

Komuna e Gjilanit dëshiron të bëjë rregullore të mira dhe të zbatueshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka organizuar të hënën dëgjim publik për katër rregullore komunale, të cilat kanë të bëjnë me menaxhimin e shtëpisë së rinisë, bibliotekës së qytetit, stadiumit të futbollit si dhe palestrës sportive. Hevzi Matoshi, shef i Zyrës Ligjore, ka thënë se dy rregulloret e para, janë akte të reja, ndërkaq dy të tjerat, kanë ekzistuar edhe më herët, por tani janë bërë disa modifikime që kanë të bëjnë kushtet e shfrytëzimit të këtyre hapësirave, duke nënvizuar faktin se nenet që i referohen pagesës, janë bartur te rregullorja për taksa komunale.

Ndërkaq, Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se dëgjimi ka për qëllim përfshirjen e publikut në procedurat paraprake të vendimmarrjes, duke iu krijuar mundësi atyre që t`i paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e veta, para se rregulloret komunale të procedohen në Kuvend Komunal për miratim.

Kurteshi-Emini i ka inkurajuar qytetarët, grupet e interesit dhe shoqërinë civile që të jenë sa më aktivë në proceset dhe procedurat që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, në mënyrë që komuna e Gjilanit të ketë rregullore të mira dhe të zbatueshme.

UBT

Përndryshe, kontributet e tyre në këtë dëgjim publik, i kanë dhënë përfaqësues të opozitës, zyrtarë të sektorëve përkatës, qytetarë, grupe të interesit si dhe shoqëria civile, si Nevzad Isufi (VV), Genc Mustafa (DKRS), Qazim Azizi (biblioteka e qytetit), Ilir Hoti dhe të tjerë.

Matoshi ka thënë se në seancën e këtij muaji do të dërgohen në Kuvend për miratim dy rregulloret e para, bashkë me rregulloren për varreza, e cila po ashtu i ka kaluar procedurat e parapara, ndërkohë që dy rregulloret tjera, ajo për stadium dhe tjetra për palestër, do të mbeten për muajin qershor, meqë jemi brenda afateve ligjore, ka thënë ai.

Te këto dy rregullore, nuk është prekur thelbi i akteve ekzistuese, por janë bërë vetëm disa korrigjime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.