Komuna e Gjilanit del hapur kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës

Gjilan – Abuzim në kohë të pandemisë COVID-19. Vendimet e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Gjilan, z. Avdyl Jerilu, detyrojnë tregtarët e Gjilanit të mblidhen në treg, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të qytetit në përgjithësi.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tregu” sot në mëngjes ka synuar ta keqpërdorë gjendjen e krijuar nga COVID-19, për t`i larguar banaqet e shitjes nga tregu i qytetit.
Ky vendim i zyrtarëve komunal ka detyruar tregtaret te mblidhen për ta kundërshtuar vendimin e institucioneve komunale. Me këtë veprim zotri Jerliu ka dal haptazi kundër vendime te qeverise te cilat ndalojnë tubimet në hapësira publike dhe si rrjedhoje ka rrezikuar shëndetin publik të të gjithë qytetit pasiqe në ketë hapësire ishin grumbulluar diku rreth 200 shitës. Andaj ftojmë institucionet shëndetësore dhe ato të rendit të marrin masa në lidhje me këtë veprim.
Me respekt tregtaret