UBT

Aliu: Shumë shkelje, dhe keqpërdorime nga Alban Hyseni, organet e ndjekjes duhet të veprojnë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të shpresojmë se organet e drejtësisë janë në fazën hetimore dhe se shpejt do të ketë edhe bilancë nga këto hetime tha Avdyl Aliu shef i grupit të LDK-së në Gjilan.

Avdyl Aliu tha për rajonipress se e si opozitë kemi shpërfaqë shumë keqpërdorime përgjatë tri viteve të qeverisjes së z. Hyseni.

UBT

“Këtë e kemi bërë nëpërmjet paraqitjeve publike që i kemi pasur sidomos në konferenca për shtyp. Të shpresojmë që për shumë raste të tilla të jenë hapë hetime (kamioni, keqpërdorime në subvencione, në tenderë, në punësime të kundërligjshme me blerje të shërbimeve, në projektin e infrastrukturës rrugore “Hamdi Kurteshi”, shkeljet në devijimin e projektit të infrastrukturës rrugore “Adem Jashari”, shkeljet e Planit Zhvillimor Komunal dhe planeve të nivelit më të ulët si Planet Rregulluese Urbane dhe shumë shkelje të tjera).

“Të shpresojmë se organet e drejtësisë janë në fazën hetimore dhe se shpejt do të ketë edhe bilancë nga këto hetime. Vazhdimisht ju bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë sipas detyrës zyrtare në mbrojtje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë” tha Avdyl Aliu./rajonipress/