Uji Dea

Komuna e Gjilanit bënë thirrje për respektim të masave mbrojtëse anti-Covid-19

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komiteti i Emergjencave nën kryesimin e drejtorit Selami Xhemajli, ka bërë vlerësimin e gjendjes me Covid-19 dhe apelon te të gjithë qytetarët, punëtorët në sektorin privat dhe në atë publik, që të jenë të vendosur në përdorimin e masave mbrojtëse, me qëllim të parandalimit të virusit Covid-19. Në fjalën e tij drejtori Xhemajli, pasi ka marrë vlerësimin e gjendjes nëpër institucionet shëndetësore dhe atyre të sigurisë, ka bartur apelin e përbashkët për kujdes maksimal ndaj Covid-19.

“Gjendja është e qetë, por kërkohet respektim strikt i masave mbrojtëse, në mënyrë që gjendja të jetë nën kontrollë. Qytetarët e Gjilanit janë duke bashkëpunuar me institucionet komunale dhe në përgjithësi po i respektojnë kështu vendimet e qeverisë dhe rekomandimet e mjekëve. Në këtë mënyrë do të vazhdojmë edhe më tutje, deri në përmirësimin e plotë të gjendjes dhe eliminimin e virusit Covid-19”, ka thënë ai mes tjerash.

Në bazë të shifrave të përgjithshme të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, konfirmohet se Komuna e Gjilanit në përballjen me Covid-19, në ditën e 180, ka gjithsej 916 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 738 pacient, 39 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 139 pacient, prej tyre 29 janë të hospitalizuar të konfirmuar me Covid-19.

Eco Higjiena

Në rezultatet e sotme nga 11 mostra të punuara, 8 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 38 mostra janë në pritje të punimit në IKSHPK.

Apeli i përbashkët dhe i vazhdueshëm nga Gjilani është respektimi i rekomandimeve për mbrojtje, sepse virusi është i rrezikshëm dhe duhet të kemi kujdes të përbashkët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.