Uji Dea

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që të mos ndotin lumenjtë e përrockat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me kërkesë të kryetarit Lutfi Haziri, një ekip komunal ka vizituar sot fshatin Bilinicë për të parë gjendjen në këtë fshat, pas stuhisë dhe reshjeve që kanë përfshirë komunën tonë dy ditë më parë.

Deri më tani nga vizitat në terren të ekipeve komunale të emergjencave, të cilat kanë intervenuar me Shtabin e Zjarrfikësve, kanë konfirmuar se ka pasur rrëzim të shtyllave elektrike në disa fshatra dhe vendbanime, djegien e një trafostacioni, problemeve me ndërprerje të energjisë elektrike, dalje nga shtrati të disa përrockave si pasojë e mbeturinave që janë hudhur në to etj.

FIDANISHTJA

Ekipi i Komunës së Gjilanit, përmes bashkëpunimit me të gjitha institucionet në nivelin lokal, ka sanuar problemet e shkaktuara dhe tashmë do të punohet edhe në aspektin e infrastrukturës nëpër të gjitha vendbanimet në bazë të prioriteteve dhe emergjencëve, në bazë të vlerësimit te ekspertëve.

Komuna e Gjilanit apelon për kujdes maksimal të qytetarëve, që të mos hudhin mbeturina në lumenj e përrocka, por ato të grumbullohen përmes kompanisë së mbeturinave, sepse në rast të reshjeve më të dendura, problemet dhe dëmet e para të vërshimeve do të jenë pikërisht në ekonomitë e tyre familjare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.