Mobi Casa

Komuna dhe FSK të gatshme për realizim të projekteve të përbashkëta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur sot një delegacion të FSK-së në krye me gjeneral brigade Enver Cikaqi, me të cilin është biseduar për bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve në të ardhmen.

Gjenerali Enver Cikaqi komandant i Doktrinës dhe Stërvitjes pranë FSK-së, theksoi se gjatë viteve të fundit FSK ka pasur një mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme nga të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare.

“Me punë, angazhim dhe përgjegjësi kemi arritur të dëshmojnë nivelin e përgjegjësisë së institucionit të FSK-së dhe krijimin e miqësisë dhe bashkëpunimit tejet të mirë me NATO-në. Aktualisht FSK ka 9 kazerma që janë shumë funksionale, ndërkohë një rezultat shumë i mirë është arritur edhe me zhvillimin e këtij institucioni përmes kurseve”, tha Cikaqi.

Uji Dea

Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, i njoftoi mysafirët me zhvillimet dhe aktivitetet komunale të Vitisë, dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellët .

Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe kapiten Arben Avdyli dhe rreshteri Gazmend Cikaqi, u fol edhe për projektet e nevojshme që janë në interes të gjithë qytetarëve, për çka të dyja palët u dakorduan që të fillojnë me projekte të përbashkëta në të ardhmen./rajonipress/