Hidromorava

Komuna debaton me pronarët e bizneseve lidhur me hartimin e rregullores për orarin e punës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati, kanë mbajtur takim publik me pronarët e bizneseve në Komunën e Kamenicës.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me hartimin e rregullores për orarin e punës për këto biznese të cilat operojnë në Kamenicë.

Drejtoresha Burbuqe Leka theksoi se arsyeja e këtij takimi është të diskutohet lidhur me ditën e diel që të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset në komunë.

Mobi Casa

“Ju kemi ftuar që të diskutojmë për hartimin e rregullores për orarin e punës për bizneset që operojnë në Kamenicë, konkretisht që ditën e diel ta bëjmë ditë pushimi për të gjitha bizneset. Po ashtu kemi menduar që në rregullore ta cekim që në periudhën sezonës, atëherë kur edhe mërgimtarët i kemi këtu të mos iu ndalohet puna. Ndërsa për barnatoret do ta mbajmë një takim që të diskutojmë që në rregullore të paraqitet kujdestari, ku barnatoret do të kujdestarojnë me radhë”, ka thënë ajo.

Disa nga pronarët e bizneseve të cilët ishin në takim u shprehën se kjo ide është e qëlluar, mirëpo sipas tyre nuk dihet se sa do të zbatohet.

Ata kërkuar që inspektorët të jenë të pranishëm më shumë në terren, dhe pasi që të hyjë në fuqi kjo rregullore t’i inspektojnë bizneset./rajonipress/