Fundamenti

Komiteti shqiptar kundër Iniciativës për dëbim, apelon për votim kundër më 28 shkurt

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Një grup aktivistësh politikë e sindikalë shqiptarë të Zvicrës kanë ngritur një komitet për të kundërshtuar iniciativën e SVP/UDC-së

Më 28 shkurt 2016 do të votohet për iniciativën e SVP/UDC-së, për “zbatimin e iniciativës për dëbim”. Si reagim ndaj kësaj, një grup aktivistësh politikë e sindikalë shqiptarë kanë ngritur një komitet për të kundërshtuar këtë iniciativë. Grupin e përbëjnë veç të tjerëve, edhe këshilltarë politikë në kantone dhe komuna të ndryshme.

Në një komunikatë të dërguar nga ky komitet, njoftohet opinioni mbi themelimin e tij dhe apelohet te ata që kanë të drejtë vote të votojnë më 28 shkurt kundër iniciativës.

“Më 12 dhjetor 2015, në Bernë të Zvicrës u krijua Komiteti mbipartiak i veprimtarëve politikë e sindikalistë me prejardhje shqiptare kundër Iniciativës ksenofobe të “zbatimit për dëbim” nga Zvicra. Një iniciativë e tillë dëmton rëndë të drejtat e qytetarëve të huaj në Zvicër, sidomos të atyre me prejardhje nga shtetet e treta”, thuhet në komunikatë.

GRANDEMALL

Iniciativa e “zbatimit për dëbim” vjen nga radhët e Partisë Popullore zvicerane me arsyetimin se nuk po zbatohet ende vendimi për dëbimin e të huajve (i dalë nga votimi i iniciativës “për dëbimin e të huajve kriminelë”, nga viti 2010). Në fakt, një iniciativë e tillë nuk është gjë tjetër përveçse një përkeqësim radikal i së parës. Ajo prek të gjithë të huajt e më së shumti shqiptarët, pasi që ata i takojnë kategorisë së migrantëve që vijnë nga shtetet e treta në Zvicër e nuk gëzojnë të njëjtat të drejta, ashtu si migrantët e shteteve të Bashkimit Evropian.

Për këtë arsye, aktivistët politikë, sindikalistët dhe drejtues shoqatash bashkë me njerëzit e vullnetit të mirë, janë bashkuar për t’u angazhuar kundër kësaj iniciative tejet diskriminuese dhe të rrezikshme, si për të huajt, ashtu edhe për zviceranët, mbasi vë në diskutim kohezionin shoqëror në Zvicër, thuhet më tutje në komunikatë, transmeton albinfo.ch.

Komiteti fillimisht përbëhet nga personat vijues: Osman Osmani (propozuesi), nën/kryetar i Migrantëve në kuadër të SP/PS; Edlira Dedja, parlamentare nga SP/PS e qytetit Neuchatel; Arbër Bullakaj, nën/kryetar i SP/PS për Kantonin St. Gallen dhe këshilltar në qytetin Will/SG; Qëndresa Sadriu, këshilltare në parlamentin Glattbrug/ZH nga radhët e SP/PS; Përparim Avdili, anëtar i kryesisë së FDP/PLR për qytetin e Cyrihut; Lurata Reci; anëtare e kryesisë së FDP/PLR për Baar/ZG; Ali Sylejmani, këshilltar nga SP/PS në Parlamentin e qytetit Biel/Bienne; Xhabir Velija, anëtar i kryesisë së SP/PS në qytetin Biel/Bienne; Mark Baftiaj, koordinator në CVP/PDC për komunitetin shqiptar; Llesh Duhanaj, bashkëthemelues dhe kryetar i CDK (Bashkësia e Kosovarëve Demokristianë) në kuadër të CVP/PDC; Hilmi Gashi, aktivist i komunitetit nga radhët e Grüne/Les Verts në Bernë; Xhafer Sejdiu, kryetar i aktivistëve sindikalistë shqiptarë të regjionit Cyrih-Schaffhausen; Ekrem Shaqiri, aktivist sindikalist shqiptar në Renens/VD.

Pasi që numron pikat e ashpërsimit që parasheh “Iniciativa e zbatimit…”, komiteti përmes komunikatës fton bashkatdhetarët tanë me shtetësi zvicerane, që sipas të dhënave të tij janë rreth 170 mijë, nga gjithsej 880 mijë të huajt e natyralizuar më 28 shkurt të votojnë kundër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.