Fundamenti

Itali: Arrestohen 2 të rinj shqiptarë për trafik droge

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 24 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge.

Vëmendja e oficerëve të policisë ndaj tyre ishte përqendruar kohët e fundit pasi kishte dyshime se merreshin me këtë aktivitet të paligjshëm.

Të shtunën oficerët ndoqën nga afër lëvizjet e të rinjve, të cilët hynë në parkingjet e supermarketeve të ndryshme në zona,midis Tavernola dhe Cernobbio, duke u takuar me disa persona.

Mobi Casa

Agjentët, pasi kanë dokumentuar ekzistencën reale të veprimtarisë së trafikut të drogës, kanë kryer një kontroll pranë një lokali në Carate Urio, ku dy shqiptarët kishin shkuar më pas për të kryer një dërgesë të mëtejshme të lëndës narkotike.

Nga këqyrja e kryer në makinën që përdornin, policia gjeti të fshehura në kroskot disa doza kokainë në total prej 10 gramë e gjysmë dhe para të gatshme në vlerën 540 euro.

Më pas, policia krey kontrolle në banesën e tyre, ku u gjetën 60 gramë kokainë të ndarë në doza gati për shitje dhe rreth 2500 euro.