FITORJA

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e parë të rregullt me përbërje të re

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa, e kryesuar nga kryetari i Kuvendit Bekim Azizi, është diskutuar për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2021, për të cilat ka raportuar drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Besnik Imeri.

Nga anëtarët e KPF-së, u parashtruan një varg pyetjesh për këtë raport të shpenzimeve e të cilat do të merren në seancën e kuvendit. Në këtë mbledhje u dha informatë (raport) vjetor për kontratat e nënshkruara publike për vitin 2021, si dhe një informatë për planifikimin përfundimtar të prokurimit për vitin 2022.

Ndërkohë, anëtarët e këtij komiteti, kanë miratuar për procedim në seancën e radhës së Kuvendit Komunal, propozim rregulloren për ndryshim plotësimin e Rregullores me Nr.01-110/05-731, të datës 24.09.2021 për taksa, ngarkesa dhe gjoba; iniciativën e kryetarit për ndryshim dhe plotësimin e statutit të Komunës së Vitisë me Nr.01-013/491, të datës 21.04.2011, si dhe propozim vendimin për themelimin e komisioni për ndryshim plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë me Nr.01-013/491, të datës 21.04.2011.

Eco Higjiena

Gjithashtu, u miratuan edhe pikat si ajo e propozim Vendimit për formimin e Komisionit për procedurat e mëtutjeshme të dhënies me qira të vend gjuetisë në territorin e Komunës së Vitisë, propozim vendimin për themelimin e Komitetit për Barazi Gjinore.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e Komitetit për Arsim, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë, propozim vendimin për aprovimin e Planit të Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2022, si dhe propozim vendimin për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim gjatë vitit 2022.

Për këtë mbledhje ishte paraparë edhe shqyrtimi i planit vjetor për vitin 2022 dhe plani strategjik për Njësinë e Auditimi të Brendshëm të Komunës së Vitisë, për periudhën kohore 2022-2024, mirëpo në mungesë të zyrtarit që për shkaqe shëndetësore nuk ishte prezent, kjo pikë u shty për në mbledhjen e ardhshme. Mbledhja e ardhshme e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet më 28 shkurt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.