Fundamenti

Komiteti për komunitete njihet me rregulloren për ri-integrimin e personave të riatdhesuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për komunitete është njohur sot me rregulloren për ri-integrimin e personave të riatdhesuar, e cila, siç ka thënë Kemal Shahin, kryesues i kësaj trupe komunale në Gjilan, përcakton masat, kriteret, procedurat dhe përgjegjësitë në këtë proces.

Shahin sqaroi se riatdhesimi ka të bëjë vetëm me kthimin nga vendet e treta të qytetarëve të Kosovës, apo të atyre qytetarëve me origjinë nga Kosova.

Hollësi nga rregullorja për riatdhesim ka prezantuar Elez Kurteshi, ushtrues detyre i shefit të Zyrës për Komunitete dhe Kthim (ZKK) në Gjilan.

ARKATANA

Detyrë e jona është që personat e riatdhesuar t`i ri-integrojmë në mënyrë të qëndrueshme në shoqërinë kosovare përmes përfshirjes sociale e ekonomike, në kushte të barabarta me qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ka folur edhe për detyrat konkrete të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, e cila është mekanizimi kryesor në këtë proces sa i përket nivelit lokal.

ZKK i referon rastet e personave të riatdhesuar tek institucionet përkatëse, varësisht nga nevojat e tyre, ka thënë Kurteshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.