GRANDEMALL

Komiteti i Gjilanit vlerëson situatën e përballjes me pandeminë, pas 17 rasteve të reja pozitive me COVID-19

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti i Emergjencave në Gjilan, në mbledhjen e radhës të mbajtur sot, ka vlerësuar gjendjen dhe ka rekomanduar respektimin e masave mbrojtëse, në mënyrë që rastet të jenë gjithnjë në rënie. Selami Xhemajli, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se nga rezultatet e fundit, janë konfirmuar 17 raste pozitive me Covid-19.

“Nga numri i përgjithshëm i rasteve prej 605 sa janë në totalin e përballjes me gjithë pandeminë, të shëruar janë 403 raste, të vdekur fatkeqësisht janë 25 raste dhe në 177 raste janë aktive. Përkujdesja institucionale është në baza ditore me asistencë shëndetësore dhe me medikamente. Kemi, gjithashtu, edhe 91 mostra që janë në përpunim dhe rezultatet e tyre do të publikohen në ditët në vijim. Në Spitalin Regjional janë duke u trajtuar 31 pacientë të konfirmuar me Covid-19”, ka njoftuar Xhemajli, në konferencën për media.

FITORJA

Më tej, ai ka konfirmuar se për shkak të rezultimit me Covid-19 të disa zyrtarëve në Drejtorinë e Financave, është mbyllur ky shërbim deri në një vendim tjetër, sepse zyrtarët e këtij resori janë në vetizolim.

Komiteti ka apeluar që personat e konfirmuar me Covid-19 dhe ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit, të qëndrojnë në vetizolim në afatin e rekomanduar nga institucionet shëndetësore, po ashtu sektori privat dhe gastronomia në përgjithësi të respektojë vendimet e shtetit për respektim të distancës dhe ofrimin e shërbimit me masat mbrojtëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.