Fundamenti

Komitetet nuk varen nga mandati i Kuvendit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka thënë se sa i përket komiteteve konsultative do të shpallet konkursi, do të zhvillohen procedurat e intervistimit. Këto komitete nuk do të varen nga mandati i kuvendit komunal, për shkak se procedura nuk bëhet sikur më herët nga përfaqësimi i subjekteve politike që marrin pjesë në kuvend dhe jashtë saj, por tani këto komitete do të formohen me konkurs edhe pse ndërrohet një pjesë e kuvendarëve, prapë këto komitete do të jenë funksionale edhe në mandatet e ardhshme të punës së kuvendit ka thënë ai.

Organizata OJQ “NOPM“, Network of Peace Movement”, ka organizuar punëtorinë mbi komitetet konsultative dhe punën pas krijimit te tyre.

Projekti titullohet “Rritja e përgjegjësisë së institucioneve lokale dhe përmirësimi i rolit monitorues të shoqërisë civile”. Ky projekt financohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, përfaqësues të tjerë nga institucionet tjera komunale, përfaqësues të OJQ, medieve etj.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka thënë se sa i përket komiteteve konsultative do të shpallet konkursi, do të zhvillohen procedurat e intervistimit. “Këto komitete nuk do të varen nga mandati i kuvendit komunal, për shkak se procedura nuk bëhet sikur më herët nga përfaqësimi i subjekteve politike që marrin pjesë në kuvend dhe jashtë saj, por tani këto komitete do të formohen me konkurs edhe pse ndërrohet një pjesë e kuvendarëve, prapë këto komitete do të jenë funksionale edhe në mandatet e ardhshme të punës së kuvendit”.

Uji Dea

Ndërsa, Vebi Klaiqi, sekretar i kuvendit komunal, ka thënë se me vendim të kuvendit të komunës janë formuar tri komitete konsultative, të cilat do të anëtarësojnë nga shtatë anëtarë të komiteteve konsultative.

Ai tha se paneli intervistues duhet të plotësohet edhe me një anëtarë nga shoqëria civile, paneli do të bëjë intervistimin e kandidatëve dhe do t`i rekomandojë kuvendit miratimin e listën e anëtarëve.

Gjatë këtij takimi diskutuan edhe Avni Hoda, shef i zyrës ligjore, Rexhep Hasani, etj.

Përfaqësues të organizatës OJQ “ NOPM “, Network of Peace Movement”, Besime Tusha, dhe Sherafedin Vranja, falënderuan të pranishmit për pjesëmarrje si dhe për diskutimet që bënë gjatë këtij takimi./rajonipress/