KKVITI

Komisioni për statusin e veteranëve të luftës, 5 muaj në ‘gjumë’

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Prishtinë – Komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së fundit në Kosovë ka pesë muaj që nuk është mbledhur. Anëtarët e tjerë të Komisionit kritikojnë kryetarin Agim Çeku, i cili, sipas tyre, pa dhënë ndonjë sqarim, po e ngadalëson procesin që do të nxirrte shifrën e saktë të pjesëmarrësve direkt në luftë, transmeton KTV.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së thotë se këto nuk mund të jenë arsye derisa nuk kanë marrë deri më tani ndonjë sqarim.

RCCOLA

Kryetari Çeku pavarësisht se nuk ka thirrur qe një kohë të gjatë takim për këtë, thotë se procesi i verifikimit po shkon sipas dinamikës së paraparë, transmeton KTV.

Sekretariati i këtij Komisioni ka bërë të ditur se deri më tash janë sistemuar të gjitha dokumentet se cilës kategori i takojnë. Miratimi i ligjit për vlerat e luftës po shtyhet pikërisht për shkak procesit të verifikimit të veteranëve.