Mobi Casa

Komisioni parlamentar për Integrim Evropian i Kuvendit të Kosovës ka vizituar Gjilanin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komisioni parlamentar për Integrim Evropian, në përbërje Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Shqipe Isufi e Agon Batusha, kanë vizituar të mërkurën Gjilanin, ku janë pritur nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët.

Qëllimi i vizitës i anëtarëve të këtij Komisioni ka qenë për ta parë nga afër zbatimin e planit të punës dhe zbatimin e masave që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asocim (MSA), ku Komunat kanë rol të madh në procesin e integrimeve evropiane.

Alban Hyseni, pasi i falënderoi për vizitën, i ka njoftuar ata me progresin dhe sfidat, ndërkaq si sfidë e ka përmendur pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në konsultimet me publikun, të cilën ka konfirmuar se po punohet që të përmirësohet.

Hyseni, duke i njoftuar për punën e deritanishme, ka thënë se ndër punët e para që i ka bërë është hapja e dyerve për qytetarët, ku për të diskutuar me ta është caktuar dita e premte, derisa ka theksuar edhe që po punohet në jetësimin e Zonës Ekonomike, ku fillimisht do të bëhet studimi i fizibilitetit, për të shtuar se problemi më i madh aktualisht janë borxhet e mëdha të Komunës.

Uji Dea

Në këtë takim, Hyseni ka njoftuar se po e shqyrtojnë mundësinë që banesat që janë në pronësi të Komunës t’iu ofrohen qifteve të reja me një kosto simbolike të qirasë.

Në këtë takim ka dhënë rezymenë e tij edhe udhëheqësi i Zyrës për Integrime Evropiane në Komunën e Gjilanit, Burim Elezi, i cili pasi i njoftoi për të arriturat dhe sfidat e Komunës për procesin e zbatimit të MSA-së, u është përgjigjur të gjitha interesimeve të anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian.

Ndryshe, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropian të Kuvendit të Republikës kanë shfaqur gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndaj Komunës së Gjilanit në aspektet e përmirësimit dhe progresit në procesin e integrimeve evropiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.