Fundamenti

Komisioni Evropian i ofron asistencë teknike komunës së Ranillugut

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Përfaqësuesit e Komisionit Evropian të udhëhequr nga Sophie Beaumont, përgjegjëse për zhvillimin e sistemit arsimor, çështjet sociale dhe ndarje të fondeve, janë takuar me kryetarin e komunës së Ranillugut Gradimir Mikić. Komisioni Evropijan ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Ranillugun në ndërtimin e objekteve të infrastrukturës, furnizimet dhe asistenca teknike në fushën e sistemit të arsimit.

Në takim gjithashtu kanë marrë pjesë edhe drejtori i arsimit Zvonimir Vasić dhe drejtoresha e shkollës së Mjekësisë Ljiljana Krstić.

Qëllimi i vizitës së përfaqësuesve të Komisionit Evropian ishte ndihma në ndërtimin e objekteve të infrastrukturës, furnizimet dhe asistenca teknike në fushën e sistemit të arsimit të cilën në periudhën e ardhshme do të ofroj për komunën e Ranillugut, por edhe në të gjitha komunat tjera me popullatë shumicë serbe.

Ata folën për gjendjen momentale dhe gjendjen në arsim, duke shtuar se mësimi zhvillohet në kushte shumë të këqija dhe se ndihma në këtë fushë deri më tani ka munguar. Ata shtuan se qëllimi është për të kryer reformat në sistemin arsimor për cilësinë e arsimit dhe ngritja në një nivel më të lartë.

Mobi Casa

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian theksuan për rëndësinë e edukimit në shoqërinë e sotme dhe rëndësinë e punës në këtë fushë për të ndihmuar në komunën e Ranillugut dhe komunat e tjera në Kosovë. Ata gjithashtu deklaruan se për zhvillim dhe reforma janë ndarë një shumë të caktuar e mjeteve financiare për komunat me shumicë serbe.

Për të evituar situatën aktuale dhe në mënyrë që të zgjidhen prioritetet, Komisioni Evropian në të ardhmen do të mbajë disa takime me përfaqësues të komunës së Ranillugut dhe të drejtorëve të shkollave të cilët bëjnë pjesë në territorin e komunës.

Mikiq në fund ka theksuar se është i lumtur për këtë vizitë dhe se ky bashkëpunim është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e arsimit, dhe se do të bëjë një hap të rëndësishëm përpara në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve, shkëmbimin e përvojës dhe trajnimin kuadrove të arsimit./rajonipress/