Koment i Pieter Feith në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Tranzicioni i Kosovës drejt pavarësisë është vlera e ‘modelit të ICO’; një mandat me kohë dhe një angazhim ndaj pronësisë lokale, transparencës dhe respektit.
Në shkurt të vitit 2008 shoqërova Havier Solanën, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Udhëtimi erdhi vetëm dy ditë pasi Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë. U takuam me krerët e shtetit të ri të pavarur dhe vërehej se si atmosfera festive në kryeqytet ishte në kontrast me shqetësimet ndërkombëtare rreth reagimeve nga Beogradi dhe serbët e Kosovës. Të vetëdijshëm për dhunën në të kaluarën dhe përuljen e vazhdueshme, Solana i kërkoi privatisht liderëve të Kosovës që të marrin qasje pajtuese në trajtimin me serbët.
Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) që unë do të vazhdoja të përfaqësoja në Kosovë po mblidhej dhe po organizohej. Me qëllim që të hapte rrugën drejt qeverisjes së pavarur, një Ekip Planifikimi kishte përgatitur në konstultim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, një projekt-kushtetutë me një sërë ligjesh, siç kërkohej nga Plani Gjithëpërfshirës i Zgjidhjes (PGJS) i Martti Ahtisaarit, ish-presidentit të Finlandës.
Mandati ynë si ZCN, ishte mbikqyrja e pavarësisë së Kosovës për një periudhë të kufizuar, në pritje të zbatimit të Planit të Ahtisarit. Karakteristikat kryesore të planit përfshijnë një iniciativë të decentralizimit që përfshinë zgjedhjet komunale (duke përfshirë edhe në veri), mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, përcaktimin e kufirit Kosovë-Maqedoni (FYROM), ngritjen e një gjykate kushtetuese dhe reformën fiskale (duke përfshirë çështjet në lidhje me të drejtat pronësore dhe privatizimin).
Arritja më e madhe ishte përgatitja e Kosovës si një shtet me demokraci moderne multietnike me mbrojtjte të plotë për komunitetet serbe dhe të tjera. Së bashku me shtetet e tjera të rajonit, Kosova do të gëzonte një përspektivë të anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian, me kusht që të demonstronte respekt për sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.
ICO ishte një zyrë relativisht e vogël, në kulmin e saj, rreth 250 amerikanë dhe evropianë të talentuar dhe të përkushtuar – një reflektim i mbështetësve së Kosovës në historinë e saj. U deshën rreth katër vjet e gjysmë për të kryer shumicën e planit të ndërtimit të shtetit të Ahtisaarit, pas së cilës periudha e mbikëqyrjes përfundoi me marrëveshje me përkrahësit ndërkombëtarë të Kosovës.
Duke parë prapa, ka pasur faza të dallueshme. Faza e parë u përqëndrua në stabilizimin përmes themelimit dhe konsolidimit të institucioneve kyçe të shtetit. I dyti kërkoi të rriste pronësinë lokale duke transferuar përgjegjësitë nga ICO tek autoritetet e Kosovës dhe BE. Çasti vendimtar erdhi rreth korrikut 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shprehu mendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Marrëdhënia jonë me elitën politike bazohej në partneritet të barabartë dhe jo në vëzhgimin e ndërhyrjes ndërkombëtare që Kosova kishte përjetuar gjatë dekadës së mëparshme. Në dallim nga praktika e administratës së përkohshme në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku politikanët lokalë jo-pajtues u hodhën poshtë dhe legjislacioni u anulua nga bashkësia ndërkombëtare, unë i shmanga duke përdorur kompetencat e mia si autoritet përfundimtar. Ne kërkuam llogaridhënien e politikanëve të zgjedhur, por në parlament, gjykatë kushtetuese dhe në shoqërinë civile në vend të ICO-së.
Për të qenë të sigurt, asnjë nga arritjet e ICO nuk erdhi pa sfida. Beogradi në mënyrë aktive i rezistoi pavarësisë së Kosovës dhe aleati i saj Rusia nuk e miratoi planin e Ahtisaarit nga Këshilli i Sigurimit.
Kjo çoi në një numër shtetesh, duke përfshirë pesë anëtarë të BE-së, për të mos pranuar njohjen e shtetit të ri. Si rezultat aranzhimet e dizajnuara me kujdes për koordinimin midis BE dhe ICO u bënë të paqëndrueshme, veçanarisht në zhvillimin e politikës publike.
Me inkurajim aktiv amerikan, ICO ishte e hapur ndaj dëshirës së deklaruar të Qeverisë së Kosovës për të zgjeruar autoritetin e saj në Veri; megjithatë, ngritja e një komune të re të kontrolluar nga serb të Kosovës së Mitrovicës Veriore me lidhje administrative me kryeqytetin mbeti kryesisht aspirore.
Në fazat përfundimtare të misionit, qeveria e Kosovës u rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe mbikëqyrja ndërkombëtare filloi të tërhiqej. Sidoqoftë, ne edhe krejt në fund arritëm hapa të mëdhenj për fuqizimi i komunitetit serb, si p.sh, sigurimi i tyre me një kanal televiziv të veçantë në gjuhën e tyre.
Megjithatë, është për të ardhur keq që ne dështuam të siguronim një marrëveshje për ngritjen e një asociacioni të komunave serbe në përputhje me ligjin e Kosovës, duke qenë se ky projekt ende mbetet i pakapshëm në dialogun në vazhdim midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve.
Një mësim i rëndësishëm i përvojës së Kosovës gjatë dekadës së fundit – ku konteksti dhe mjediset janë mjaft specifike – merren me modelin ‘ICO’; një organizatë e ligët dhe jo-burokratike me një mandat të caktuar kohor dhe një përkushtim ndaj pronësisë lokale, transparencës dhe respektit. Sigurisht, bashkëpunimi unik midis amerikanëve dhe evropianëve, i mishëruar në ICO-në transatlantike, mund të mos duket e pranueshme këto ditë.
Më 10 shtator, 2012 ICO u shpërbë. Sot, prania jonë tashmë mund të jetë zhdukur nga kujtesa publike. Kjo është ashtu siç duhet të jetë; në fund të fundit, ICO, ishte një ndërhyrje e shkurtër që funksiononte midis një grupi konfuz dhe shpesh konfliktues të mandateve dhe akterëve ndërkombëtarë.
Ajo që vlen të kujtojmë, dhjetë vjet më pas, është ajo që Martti Ahtisaari u tha pritësve të tij gjatë ceremonisë së mbylljes së ICO-së: “Propozimi Gjithëpërfshirës i ofron Kosovës mundësinë e stabilitetit, prosperitetit dhe qeverisjes së mirë. Nëse kjo mundësi bëhet realitet, varet nga populli i Kosovës, dhe në veçanti nga ju, përfaqësuesit e tyre demokratikë. Është në fuqinë tuaj dhe vetëm fuqinë tuaj, për ta bërë Kosovën të korruptuar apo të drejtë, ta bëni Kosovën një dështim ose një sukses”.

