Mobi Casa

Mot me diell sot, temperaturat shkojnë deri në 27 gradë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje edhe pse mëngjesi do të jetë mjaft i freskët.

Temperaturat minimale parashihet të zbres në 5 gradë Celsius, kurse maksimale pritet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe me rritje të temperaturave në të gjitha viset. Do të ketë vranësira të shtresave të larta, por jo të theksuara.

Pasdite në jug të Shqipërisë priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Eco Higjiena

Të dielën një gradë ose dy më ngrohtë, megjithatë me zhvillime lokale të vranësirave pasdite parashihet që të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë në shumë pjesë të Kosovës, perëndim të Maqedonisë së Veriut, lindje, verilindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe veri të Malit të Zi ku priten rrebeshe më intensive.

Në përgjithësi zhvillimet konvektive do të jenë të izoluara, por disa rajone mund të përfshihen nga rrebeshe intensive me mundësi edhe për breshër.

Stuhi shiu me bubullima dhe breshër priten edhe të hënën pasdite sidomos në veri e verilindje të Kosovës deri në pjesët qendrore, veri të Malit të Zi dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut./MeteoBallkan/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.