Kombëtarja e ëndrrave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Shqipërisë, pak ditë më parë në rifreskimin e FIFA, zbriti zyrtarisht në vendin e 70 – të në renditjen botërore. Vetëm disa muaj më parë kjo kombëtare, e cila me paraqitjet e saj të mira ndezi ëndrrën e çdo shqiptari për ta parë të debutojë në Botëror, ishte e renditur ne vendin e 43 – të.

Arsyeja e rënies drastike gjendet në paraqitjet e fundit në kuadër të eliminatoreve të Botërorit Brazil 2014, të cilat Shqipëria i mbylli me 11 pikë në vendin e katërt, me po aq pikë sa edhe Norvegjia. Gjatë aventurës që do të na mundësonte edhe Brazil 2014, kombëtarja jonë u ndesh edhe me Zvicrën, pretendenten kryesore të grupit, shkruan Shekulli.

Në dy sfida tejet të ndezura, Shqipëria nuk mundi të marrë asnjë pikë, por në të vërtetë ajo që më shumë e ndezi këtë takim ishte fakti se Shqipëri – Zvicër përbën një lloj “derbi” tashmë, me zviceranët në një formë të shkëlqyer dhe me plot 6 futbollistë shqiptarë në përbërjen e tyre.

Mobi Casa

Shqiptarët e Zvicrës i vendosën gjithë tifozët shqiptarë në një pozitë ëndrrash të ngelura përjetësisht në sirtarë.
Kush do të ishte kombëtarja e vërtetë e Shqipërisë nëse të gjithë futbollistët shqiptarë nga të gjitha trojet do të pranonin të vishnin fanelën “kuqezi”? Kjo është një pyetje që vetëm mund të hamendësohet pasi për t’u realizuar është absolutisht e pamundur, duke kujtuar rregullin se një lojtar nuk mund të veshë dy fanela kombëtaresh (përjashto rastin e shteteve të reja).

Në një formacion ëndrrash, më poshtë vjen kombëtarja shqiptare e ndërtuar nga gjithë futbollistët shqiptarë, të të gjitha trojeve:

Në portë
Etrit Berisha (Lazio, Shqipëri)
Në mbrojtje
Lorik Cana (Lazio, Shqipëri)
Mërgim Mavraj (Greuter Furth,Shqipëri)
Andi Lila (Janina ,Shqiperi)
Valon Behrami (Napoli,Zvicër)
Në mesfushë
Ergys Kace (Paok ,Shqipëri) , Alban Meha (Paderborn , Shqiperi)
Granit Xhaka(Munchegladach,Zvicër)
Blerim Xhemaili (Napoli,Zvicer)
Xherdan Shaqiri(Bayern,Zvicër)
Në sulm
Adnan Januzaj (Mancester United,?)
Valdet Rama (Valadolid,Shqipëri)
Valmir Berisha (Roma,Suedi)
Rezerva
Taulant Xhaka (Bazel, ?)
Përparim Hetemaj (Chievo, Finalndë)
Panaiotis (Gjergji) Kone (Bolonja,Greqi)
Sotiris Ninis (Parma, Greqi)
Admir Mehmeti (Cyrih, Zvicër)