ARKATANA

Komandanti i KFOR-it informon Komitetin Ushtarak të NATO-s: Situata e sigurisë në Kosovë mbetet e brishtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, ishte sot një seancë informuese përpara Komitetit Ushtarak të NATO-s në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel, duke paraqitur gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe aktivitetet e misionit të KFOR-it.

Gjenerali Barduani prezantoi arritjet e gjashtë muajve të fundit që nga marrja e komandës së KFOR-it në tetor të vitit 2024.

Ai theksoi rëndësinë e një qasjeje operacionale proaktive për të garantuar që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë sfidat aktuale dhe të jetë i përgatitur për ato të mundshme në të ardhmen.

Komandanti i KFOR-it vlerësoi se situata e sigurisë mbetet e brishtë për shkak të disa faktorëve, përfshirë tensionet e vazhdueshme në rajon dhe mungesën e angazhimit të mjaftueshëm nga ana e Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Mobi Casa

Në këtë kontekst, ai ritheksoi mbështetjen e plotë të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja si një kornizë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme që do të sjellë përfitime për të gjitha komunitetet.

Gjenerali Barduani përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, shprehu mirënjohje të lartë për Gjeneralin Barduani, duke lavdëruar udhëheqjen e tij dhe arritjet e qëndrueshme të KFOR-it. Ai theksoi se puna e KFOR-it mbetet thelbësore për konsolidimin e sigurisë afatgjate në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.