ARKATANA

Komandanti, Hoxhë Idriz Gjilani, deri në përjetësi për çlirimin e atdheut, kundër pushtuesit serbo – sllav

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Hoxhë Idriz Gjilani (1901-1949). Atdhetari, Idriz Hajrullahu, që në popull njihet si Hoxhë Idriz Gjilani, lindi në vitin 1901 në fshatin Velekincë të komunës së Gjilanit. Hoxhë Idriz Gjilani, nga vera e vitit 1943, u emërua myfti (klerik i lartë mysliman) i Gjilanit, ndërsa në vitet e Luftës së Dytë Botërore (LDB) ishte Komandant i Përgjithshëm i Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare të kufirit të Shqipërisë Etnike në anën Lindore të Kosovës, në të cilën, janë të njohura Lufta e Velegllavës më 28 qershor të vitit 1944, dhe Lufta e Kikës më 26 korrik të vitit 1944, kundër serbo-çetnikëve komunist, ku, nën udhëheqjen e Hoxhë Idriz Gjilanit u kurorëzuan fitore të mëdha. Atdhetari, Idriz Gjilani, në vitin 1943 ishte në krye të formacioneve vullnetare të prefekturës së Gjilanit, ku qëndresë në luftë ishte edhe Mulla Vesel Guta-Jezercit me shumë të tjerë…

Një koordinim të suksesshëm për luftë Mulla Idriz Gjilani bënte me Mulla Xhemë Sllatinën me që ky i fundit ishte kryetar i Gjyqit të Paqit për Moravë të Epërme dhe kishte obligim stërvitjen e vullnetarëve për luftë, Xhema i përgatiste kuadrat me stërvitje profesionale për luftë të cilët pastaj mbronin kufirin e Shqipërisë Etnike në anën e Kosovës lindore.

Më 22/23 dhjetor të vitit 1944, vullnetarët e patriotit, Hoxhë Idriz Gjilani, nën udhëheqjen e tij, i sulmuan forcat serbo-partizano-çetnike në Gjilan, dhe pas tërheqjes së tyre (të forcave të Idriz Gjilanit) përballë forcave shumëfish më të mëdha të armikut serbo-sllav, filluan masakrat në qytetin e Gjilanit me rrethinë, duke i likuiduar rreth 8.000 shqiptarë, ku në këtë masakër përfshiheshin të pakursyer edhe gra, pleq e fëmijë…

UBT

Pas hyrjes së forcave komuniste serbo-çetnike në Gjilan, Hoxhë Idriz Gjilani kalon në ilegalitet të thellë nga 15 marsi i vitit 1945 deri më 22 dhjetor të vitit 1949, ai ishte strehuar te Rrahim S. Sadiku në fshatin Gjyrishec. Më 22 nëntor po të këtij viti organet e ndjekjes së pushtetit serbo-sllav OZN-ja e rrethuan dhe u detyruar të dorëzohet (ai u dorëzua për hirë të familjes ku ishte strehuar, për të mos pësuar kjo familje nga serbo-partizano-çetnikët) .
Pas tri ditësh torture në burgun e Gjilanit nga UDB-ja, madhështori pushkatohet, meqë rast atij edhe ia zhdukin kufomën…

Lavdi e përjetshme Hoxhë Idriz Gjilanit dhe të gjithë atyre atdhetarëve që ranë për lirinë e atdheut!… , atdhetarët janë të paharruar në kujtesën e popullit, dhe mbesin të qetë në dritën e Parajsës në amshim… /sami arifi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.