GRANDEMALL

Koha për t’i dhënë fund arrogancës së pushtetit dhe dhunës së opozitës

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Faton Ismajli – Nuk është më koha e ndarjes në tradhtarë e patriotë. As edhe koha e luftës për të treguar aftësitë e udhëheqjes në beteja. Prandaj, ftesa për t’u takuar në Zyrën e Presidentes është një rast i fundit për të përballur idetë dhe për të gjetur zgjidhjet e përbashkëta për vendin. Shkuarja në takim nuk nënkupton dobësi dhe as nënshtrim.

Ftesa për një tryezë politike, e bërë në emër të institucionit të unitetit të popullit, pavarësisht nëse është e vonshme dhe e pamjaftueshme për cilindo, është ndoshta fillimi i shthurjes së krizës që e ka kapluar vendin.

Pavarësisht zbehjes institucionale të Zyrës së Presidentes dhe mosguximit të skajshëm të saj për të vepruar në situata të caktuara të krizës politike, ftesa në adresë të partive politike shënon momentin e fundit për të zbutur frymën armiqësore që ka kapluar skenën politike.

Shkuarja në Zyrën e Presidentes nuk nënkupton dobësi dhe as nënshtrim. Nuk duhet të shihet as si përçarje si në përmasat e VLAN, sepse në fund të fundit edhe bashkimi mes forcave politike ka norma dhe kritere. Hyrja brenda në Zyrën e Presidentes është akt lidershipi – një guxim për t’u përballur me rivalin politik dhe për t’i dëshmuar se e ardhmja nuk është vetëm e tij/tyre por e nesërmja e shtetit të Kosovës është e përbashkët.

Pozita dhe opozita në Kosovë kanë folur me gjuhën e arrogancës deri sot; një shpërfillje e patolerueshme ndaj njëri-tjetrit; një injorim i plotë i gjuhës së dialogut që ka prodhuar skena të dhunës në rrugë dhe akte të rënda brenda institucionit të Kuvendit. Pozita dhe opozita e kanë mbajtur peng për shumë muaj të ardhmen e vendit, i kanë sfiduar qytetarët e Kosovës, e kanë rrënuar edhe atë pak ekonomi dhe e kanë varfëruar qytetarin. Pozita dhe opozita e kanë zbehur çdo ndjesi për institucionin e vendit dhe e kanë përulur edhe pozitën e deputetit të zgjedhur me votën e qytetarit duke e shpërfillur po këtë votë.

Prandaj ftesa për t’u takuar në Zyrën e Presidentes është një rast i fundit për të përballur idetë dhe për të gjetur zgjidhjet e përbashkëta për vendin. Pavarësisht qëndrimit që mund të mbajnë liderët për fatin e partive të tyre, pavarësisht ideve që mund ta japin ata për të nesërmen e tyre personale, pavarësisht edhe mënyrës së diskutimit brenda në Zyrën e Presidentes, një gjë duhet të jetë e qartë:

– Kosova nuk ka forcë që ta mbajë mbi shpatulla konfliktin e stërzgjatur politik të egove të liderëve;

Eco Higjiena

– Kosova nuk mund ta kërkojë zgjidhjen e krizës duke krijuar situata të reja krize;

– Kosova nuk mund ta bartë në kurriz të saj rrënimin e institucioneve dhe të plotësojë kërkesat e cilësdo qoftë parti politike kurdo që ajo të kundërshtojë çfarëdo qoftë;

– Kosova nuk mund të durojë bllokimin e dialogut politik në një kohë krize ndërkombëtare.

Takimi i 8 shkurtit në Zyrën e Presidentes duhet të shërbejë si një formë e re e maturimit të klasës politike dhe e rivendosjes së dialogut politik të munguar në vend.

Prandaj tradhti nuk është pjesëmarrja në një tryezë politike ku thuhen idetë dhe qëndrimet për të ardhmen e vendit dhe pse jo edhe të ardhmen personale.

Patriotizmi nuk matet me ripërsëritjen në rrugë të fjalës mohuese JO, duke goditur forcat e rendit, por patriotizmi rritet duke u ngritur mbi inatet personale dhe nevojat e përmbushjes se egove.

Prandaj shkuarja në Zyrën e Presidentes, pavarësisht vonesave të saj për të respektuar skenën politike kështu siç është, është vepra më e guximshme dhe më e mirë për ta bërë në emër të së nesërmes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.