Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” në kushte të vështira sjellë elegancë e akrobacion

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjitha sportet kanë bukurinë e vet, por sporti i gjimnastikës është kaptinë në vete përpos atraktivitetit që ka në shumë disiplina, gjimnastika ka edhe bukurinë e saj në të cilën shfaqen eleganca, akrobacioni dhe ritmin që kanë këta sportist.

Në Kosovë sporti i gjimnastikës është shumë i ri, por interesimi tek të rinjët është jashtëzakonisht i madh e sidomos tek gjinia e bukur e cila çdo ditë e më shumë po dashurohet në këtë sport atraktivë.

Anamorava ka një klub shembullor klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema”, e cila në gjirin e sajë ka nxënës të shkëlqyeshëm dhe gjimnaziste të kalibrit të lartë

Shumë herë qytetarët në manifestime të ndryshme shtetërore, sportive kanë pasur rastin ti përcjellin këta sportist shembullor me përformancat e tyre duke i lënë pa fjalë shumë të pranishëm.

Meritë të veçantë për themelimin e këtij klubi të Gjimnastikës, ka ish profesori i Edukatës Fizike, Hazir Alidema.

Hidromorava

“Ne si pedagog të kulturës fizike kemi për detyrë që këtij vendi t’ju sjellim talent të sporteve të ndryshme që nesër të na bëjnë krenar, me edukatën e paraqitjen e tyre jam i nderuar që jam pjesë e këtij klubi i cili gjerë më tani kudo që jemi paraqitur kemi lënë gjurmë të pashlyera si për ka disiplina poashtu edhe nga rezultatet “, ka theksuar trajneri Hazir Alidema.

Ish arsimtari dhe tani trajneri Hazir Alidema, ka bërë të ditur se kushtet nuk janë optimale, por vullneti dhe dëshira për rezultate kulminante ka bërë që ta mposhtim çdo pengesë.
“Sporti i Gjimnastikës së pari donë rregulla të veçanta, pasiqë kemi të bëjmë me sportist shumë të rinjë, na mungojnë kushtet financiare na mungojnë veglat të cilat duhet ushtruar këta sportist, por dashurin dhe talentin që kanë për këtë sport gjithmonë i kemi mposhtë pengesat, disa herë na kanë dal në ndihmë me shuma simbolike dhe kemi arritur të mbijetojmë falë dashurisë që kemi ndaj këtij sporti, por kisha bërë apel tek të gjitha kompanitë private që të na dalin në ndihmë e mos t’ju shuajmë ëndrrat këtyre sportistëve duke filluar nga mosha 5 vjeçare gjerë 15 vjeçare, do të ishte mëkat i madh në qoftëse do të mbyllej aktiviteti
i tyre”, thotë trajneri Alidema.

Trajneri Hazir Alidema ka bërë të ditur se në manifestime të ndryshme dhe për nderë të datave të ndryshme historike dhe në kampionatin shtetërorë gjimnazistët e klubit të tij janë pritur me ovacione të mëdha

Këta sportist të Gjimnastikës me përformancat e tyre në veglat e ndryshme të gjimnastikës dhe në figurat artistike kanë bërë që shumë herë publikun ta ngritin në këmbë, për mos t’ju besuar syve me akrobacionet e tyre ndër më të vështirat duke i ekzekutuar në dyshemenë e gjimnastikës

Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” është një mjedis shembullor me talentë të mëdhenj të këtij sporti, ju bëhet apel shumë afaristëve Gjilanas dhe nga tërë Anamorava që këtij mjedisi shembullor të ju dilet në ndihmë për të mbijetuar, do të ishte mëkat
që të ju shuhen ëndrrat këtyre talenteve./rajonipress/