KKVITI

Kllokoti “finalizon” qeverisjen komunale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kllokot – Në seancën fundit të asamblesë Komunale në Kllokot këshilltarët kanë propozuar 9 anëtar për Komitetin për Politikë dhe Financa, ku tre prej tyre janë shqiptarë nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Hasan Rashiti nënkryetar për komunitete tha për rajonipress se rreth 30 % e të punësuarve në administratë janë shqiptarë derisa shqiptarët udhëheqin edhe me një drejtori atë të administratës së përgjithshme.

Në seancën e fundit të Asamblesë Komunale në Kllokot këshilltarët komunal kanë votuar për dy komitete të rëndësishme, atë të Komitetit për Komunitete dhe Komitetit për Politikë dhe Financa.

Në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF) sipas Hasan Rashitit nënkryetar për komunitete në Kllokot prej 9 anëtarëve sa i ka ky komitet tre janë shqiptarë edhe atë një nga PDK, LDK e AAK.

Mobi Casa

Rashiti tha për rajonipress se janë të kënaqur me përfaqësimin e shqiptarëve në administratë e cila tani dominohet me 30% , derisa e udhëheqin edhe administratën e përgjithshme.

Rashiti tha se Komiteti për Komunitete i cili gjithashtu do të ketë 9 anëtarë pritet të funksionalizohet më vonë pasiqë shqiptarët pritet ta propozojnë përfaqësuesin e tyre./rajonipress/