Fundamenti

Kllokoti dhe Vitia planifikojnë realizimin e projekteve të përbashkëta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Rruga e dikurshme Viti-Mogillë e cila ka qenë e qarkullueshme nga banorët e fshatrave Mogillë e Skifteraj, mund të rifunksionalizohet sërish falë një projekti të përbashkët që parashohin udhëheqësit e dy komunave, asaj të Vitisë dhe Kllokotit.

Për të parashtruar një kërkesë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për realizim të këtij projekti, kanë zhvilluar të hënën një takim kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe ai i Kllokotit Sreqko Spasiq, ku kanë biseduar sot lidhur me mundësin e hapjes dhe rregullimin e kësaj rruge.

Kjo rrugë e cila ka një gjatësi prej rreth 3 kilometrash, është rrugë e vjetër, ndërkohë që hapja dhe rregullimi i saj do të ndikoj shumë pozitivisht në qarkullimin shumë më të mirë të banorëve të fshatit Mogillë, vlerësuan udhëheqësit e të dy komunave.

Uji Dea

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti tha se kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për faktin se kohë më parë ka qenë shumë e frekuentuar si për banorët e Mogillës po ashtu edhe të fshatit Skifteraj. Ai theksoi se ky projekt është i karakterit ndërkomunal dhe kërkesa i bëhet Ministrisë së Pushtetit Lokal për të investuar.

Edhe kryetari i komunës së Kllokotit Sreqko Spasiq, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellët me komunën e Vitisë, njeherit ka theksuar se nuk do të mungojnë projektet e përbashkëta mes dy komunave edhe në të ardhmen.

Rruga Viti-Mogillë parashihet të realizohet si projekt në kuadër të fazës së parë, ndërsa faza e dytë që do të realizohet në një të ardhme të afërt parasheh vazhdimin e këtij projekti me rregullimin e kësaj rruge Viti-Mogillë-Skifteraj, njofton për rajonipress Aziz Zuka zyrtar për informim ./rajonipress/