FITORJA

Klasa e 13-të e tepërt, me ligjin e ri është paraparë që të hiqet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nxënësit të cilët do të regjistrohen në shkollën e mesme për vitin e ri shkollor 2013-2014, nuk do të vijojnë klasën e 13-të. Me ligjin e ri për arsimin parauniversitar është paraparë që kjo klasë të hiqet. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se është parë më e arsyeshme që shkolla e mesme të përfundojë me klasën e 12-të. Ndërkohë, ekspertët thonë se klasa e 13-të ka qenë e tepërt.

Këshilltari dhe zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina, thotë për Radio Kosovën, se ekspertët e arsimit të cilët kanë punuar ligjin e ri për arsimin parauniversitar, e kanë parë të arsyeshme që arsimi i mesëm i lartë të përfundojë me klasën e 12-të.

“Ky veprim do të merret me vet faktin që kur ka hyrë ligji i ri në fuqi, ligji për arsimin parauniversitar. Gjeneratat që kanë filluar me klasën e 13-të, ata do ta vazhdojnë dhe përfundojnë klasën e 13-të. Ndërsa gjeneratat që regjistrohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do ta kenë vetëm mësimin vetëm deri në klasën e 12-të”, tha ai.

Mobi Casa

Ndërkohë, ekspertët e arsimit, thonë se klasa e 13-të nuk ka pasur ndonjë rëndësi të veçantë në sistemin arsimor. Eksperti Dukagjin Popovci, thotë se klasa e 13-të që nga fillimi ka qenë për të plotësuar njohuritë e nxënësve për arsimin profesional dhe nuk është paraparë që të gjithë nxënësit ta vijojnë klasën e 13-të.

“Me kohë kjo ka degjeneruar pak dhe pothuajse të gjithë nxënësit e arsimit profesional kanë vazhduar klasën e 13-të, ku kryesisht janë përsëritur njohuritë nga tri vitet e para të shkollës së mesme. Nga ky aspekt e shoh këtë hap si një hap pozitiv, ndërsa mënyrën se si është futur klasa e 13-të nga viti 2002 e konsideroj të gabuar”, theksoi Popovci transmeton RTK.

Sipas Popovcit, kohëzgjatja e shkollimit nuk e përcakton cilësinë, por e rëndësishme është se çfarë mësohet gjatë këtij procesi. Ai thotë se janë një numër i vogël i shteteve që kanë shkollim të obligueshëm 13-vjeçar. Ekspertët kanë parashikuar se 12-vjet janë të mjaftueshme për shkollimin e obligueshëm nëse organizohet mirë plan programi mësimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.