Mobi Casa

KKSH kritikon mediat, i quan zëdhënëse të pushteteve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisioni për Informim (KI) në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH), në mbledhjen e vet të rregullt ka analizuar gjendjen aktuale të mediave në Luginë, ndërkohë që ka përcaktuar prioritetet e veta për vitin 2013.

Gjatë takimit u konkludua se mediat themeluese të së cilave janë Kuvendet Komunale në Preshevë dhe Bujanoc, po vazhdojnë me retorikën e të qënurit zëdhënës të pushtetarëve lokal, duke harruar se buxhetet e tyre vijnë nga mjetet e taksa paguesve të këtyre komunave. Ndërkohë, për një anshmërinë e tyre dhe tendencat e minimizimit të veprimeve të Këshillit Kombëtar , Komisioni për Informim tashmë iu ka drejtuar edhe Agjencisë për Radio Difuzion dhe Ministrisë për Informim.

Ndryshe KI i KKSH-së, ka përcaktuar vazhdimin e botimit të gazetës së vetme të shkruar në gjuhën shqipe, organ i KKSH-së “ NACIONALI”, ndërsa ka paraparë që në kuadër të saj të ketë edhe disa risi, të destinuara për lexuesit e të gjithë grupmoshave.

Mobi Casa

Komisioni për Informim i KKSH-së, ka kritikuar mënyrën e ndarjes së mjeteve nga buxhetet e Komunave të Preshevës dhe Bujanocit të parapara për mediat, me ç ‘rast asnjëri nga buxhetet e dy komunave nuk ka ndarë mjete për gazetën e vetme në gjuhën shqipe.

“Përderisa mjetet e taksa paguesve iu janë “falur” ueb portaleve, shumica e të cilave nuk janë të regjistruara, nuk kanë adresë të caktuar e aq më pak redaksi por që janë hapur nga individ militant të subjekteve që mbrojnë interesat e koalicioneve të cilat janë aktualisht në pushtet, si në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë”, thuhet në fund të kumtesës.