Fundamenti

KK “AS” ju bën pritje madhështore trajnerit Alban Beqirit e karateistës Hatixhe Zejnullahut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në një ambient madhështorë të cilët e kishin krijuar karateistët e klubit “AS” nga Gjilani dhe në praninë e shumë prindërve, janë mirëpritur dy medalistët nga Kampionati Botëror i karatesë që është mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Me ovacione të mëdha me duartrokitje e lot të gëzimit, në mënyrë solemne janë pritur trajneri KK “AS”, Alban Beqiri njiherit edhe Përzgjedhës i Kombëtares U14, si dhe karateistja Hatixhe Zejnullahu e cila dëshmoi edhe një herë se kemi të bëjmë me një talente të madhe të sportit të karatesë.

FIDANISHTJA

“Është kënaqësi e vërtetë të rikthehesh pas një triumfi historik të sportit të karatesë ku kemi bërë krenar popullin e Kosovës, Federatën e Karatesë dhe karateistët e klubit “AS”.
Faleminderit karateistëve të klubit e prindërve për këtë pritje madhështore”, ka bërë të ditur trajneri, Alban Beqiri. Medalistja e bronzet, Hatixhe Zejnullahu e cila dha një kontribut të jashtëzakonshëm për sukseset e Kombëtares së Kosovës e emocionuar ka theksuar .

“Në një konkurrencë të jashtëzakonshme arritëm së bashku në piedestalin më të lartë, i falënderohem të gjithëve për këtë pritje të veçantë, suksesi ynë është i të gjithëve dhe pa ju ne nuk do të arrinim këtë sukses”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.