RCCOLA

Kjo është modelja më e njohur shqiptare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ndoshta do të befasoheni por modelja Erjona Alaj ka mbajtur sfilata mode për aq stilistë sa modelja Emine Çunmulaj.Ajo është e pakrahasueshme me Angela Martinin që deri me tani besohej se është modelja shqiptare më e kërkuar në Botë.

Por, kur shihen statistikat e kësaj bukurosheje del që ajo edhe pse e panjohur për publikun shqiptarë, është e njohur për të gjitha shtëpitë dhe stilistët e modës në tërë Botën.

Sigurisht, nuk është një vajzë që e ka zbuluar Fadil Berisha, por shtëpia e njohur e modeleve Elite Model Look.

Erjona tashmë ka pozuar për fotografët më të njohur të revistave evropiane dhe amerikane dhe ka qenë në ballinë të revistës së njohur të modës “Vogue”, edicionin e Gjermanisë dhe Italisë.

Modelja vazhdon të jetë njëra prej modeleve më të suksesshme në Europë.

Kosovarja e lindur në Norvegji në vitin 1995, botës së modës ju fut në vitin 2010 ku ishte përcjellësja e parë në garën ndërkombëtarë të Elite Model Look, ku edhe filloi karriera e saj.

Në nëntor të vitit 2010 ajo bën fotosesion me fotografin italian Massimo Pamparana përderisa paraqitet në revistën italiane Amica.

Më 2011 ajo nënshkruan kontratë me agjencinë e njohur të modës Ford Models.

Uji Dea

Debuton për herë të parë në sfilatën e Balenciaga në Paris më 2011.

Nuk vonon shumë dhe nga faqja e njohur models.com, Alaja shpallët si njëra prej modeleve më të mirë ta agjencisë së modës.

Ajo modelon për Marc Jacobs, Alexander Wang, Louis Vuitton dhe Proenza Schouler në New York, kurse bën paraqitje fenomenale në sfilatën e “couture” të Azzedine Alaïa në Paris.

Shtatori i muajin 2011 e zënë atë më shumë të punë ku defilon në pista të stilistëve më të njohur: Monique Lhuillier, Cynthia Rowley, Clements Riberio, Daks, Margaret Howell, Marios Schwab, Temperley, Haider Ackermann, dhe Loewe shows in New York, Londër, Paris; Closes for Thakoon, Topshop dhe Sonia Rykiel.

Suksesi për të vazhdon, ku paraqitet në edicionin gjerman të revistës “Vogue”, ku përsëri fotografohet nga fotografët Max von Gumppenberg dhe Patrick Bienert, gjendet në ballinën e “Dazed & Confused”, ku bën fotosesion me Roe Ethridge

Po në vitin 2012, Erjona Alaj pozon edhe për ballinën e revistës Vogue të edicionit të Italisë si dhe është modele për Louis Vuitton.

Këtë sukses ajo e vazhdon edhe gjatë 2013 dhe në vitin 2014./express/