Kishte edhe që votuan kundër Visar Ymerit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, në rrjetin social Facebook ka shpalosur rezultatet të votimit për kryetar në VV-së. Kandidati i vetëm për të parin e VV-së, Visar Ymeri, sipas asaj që ka prezantuar Vraniqi, del se është votuar nga 96 për qind të anëtarësisë, ndërsa vetëm 1. 88 për qind kanë qenë kundër dhe 1. 32 për qind kanë abstenuar.
Ai ka sqaruar se Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i VV-së, ka pranuar të dhënat me rezultatet paraprake nga të gjitha vendvotimet e hapura brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e brendshme.
Sipas tij, në këto zgjedhje u votua për dy çështje: për Kryetar të VV-së, dhe për ndryshimin statutor në lidhje me mekanizmin e vendimmarrjes sa i përket koalicioneve në nivel lokal, për ta kaluar këtë kompetencë nga anëtarësia e gjerë tek Këshilli i Përgjithshëm.
Në vijim janë paraqitur rezultatet paraprake për këto dy votime që u mbajtën në datat 21 dhe 22 shkurt 2015:
Votimi për Kandidatin për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Visar Ymeri:
Për: 96.42 për qind
Kundër: 1.88 për qind
Abstenim: 1.32 për qind
Të pavlefshme: 0.37 për qind
Votimi për ndryshimin statutor:
Për: 87.57 për qind
Kundër: 9.07 për qind
Abstenim: 3.00 për qind
Të pavlefshme: 0.35 për qind
Rezultatet përfundimtare të këtij votimi do të shpallen ditën e diel, më 1 mars, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së. /Telegrafi/