Uji Dea

Kirurgu Luan Mustafa mohon aktakuzën para trupit gjykues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan ka nisur gjykimi kundër kirurgut Luan Mustafa i akuzuar për veprën penale “marrje ryshfeti”. Mustafa ka mohuar aktakuzën dhe ka thënë se ndihet i pafajshëm derisa përfaqësuesi i aktakuzës ka qëndruar prapa aktakuzës.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan të kryesuar nga trupi gjykues Hasan Sadiku, ka nisur procesi gjyqësor kundër kirurgut Luan Mustafa i dyshuar për veprën penale “marrje ryshfeti”, raporton rajonipress.

Prokurori i rastit Isuf Sadiku e ka lexuar aktakuzën derisa avokati mbrojtës dhe vet i dëmtuari e kanë mohuar atë.

Kirurgu Luan Musafa ka thënë se ndihet i pafajshëm 100%. “Ato ditë që kam kaluar në paraburgim për mua ishin sikur shekuj” ka shtuar kirurgu Mustafa. Edhe avokati mbrojtës Isa Mustafa e ka quajtur aktakuzën të paqëndrueshme.

Prokurori Isuf Sadiku propozoi që nëse vërtetohet fajësia e marrjes së ryshfetit, Mustafës t’i konfiskohet një pjesë e pasurisë.

Mobi Casa

Sadiku tha për rajonipress se seanca e radhës pritet të mbahet në muajin prill ku edhe pritet të propozohen dëshmitarët dhe palët e dëmtuara në këtë proces gjyqësor.

Ndryshe në aktakuzën e ngritur nga prokurori Isuf Sadiku thuhet se Luan Mustafa me datën 28 tetor 2013 në Spitalin e Gjilanit, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon dhuratë me qëllim të përfitimit për vete.

Sipas aktakuzës kirurgu Mustafa nga i dëmtuari Muhamet Osmani me qëllim të kryerjes së shërbimit, operimit të nënës së tij pranon para 500 euro në zyrën e tij në spitalin e Gjilanit, të cilat para i gjinden dhe i konfiskohen nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe i njëjti arrestohet.

Luan Mustafa, është mbajtur në paraburgim nga 28 tetori deri më 22 nëntor të vitit të kaluar./rajonipress/