Kimioterapia në fazën e fundit të kancerit e bën më të rëndë vdekjen
Pacientët e sëmurë me kancer të cilët bëjnë kimioterapinë gjatë fazave të fundit të jetës, kanë më shumë gjasa që të vdesin në spital sesa në vendin e tyre të preferuar: Shtëpinë, ka treguar një studim i ri.
Përmes hulumtimit është bërë e ditur se doktorët e kanë të vështirë të bisedojnë me pacientët për vdekjen, sidomos me të rinjtë, edhe nëse kanceri te këta njerëz është shpërndarë në shumë pjesë të trupit.
Këta pacient gjithashtu nuk pëlqejnë që të me doktorët të diskutojnë dëshirat e tyre të fundit, që do të thotë se shumë prej tyre vendosen në një dhomë të spitalit dhe kanë vdekje më të rëndë sesa ata që e përfundojnë kimioterapinë më herët.
Doktoresha Alex Wright, një profesor-asistente në Institutin për Kancer “Dana-Farber”, dhe autore e studimit, ka thënë për Boston Globe se mes onkologut dhe pacientit të sëmurë me kancer zhvillohet një lidhje e vështirë.
“Doktorët nuk dëshirojnë të flasin për vdekjen, veçanërisht me pacientët në moshë të re, sepse pacientët mendojnë se mjekët po i braktisin”, ka thënë Wright.
Wright dhe ekipi i saj ka studiuar 386 pacientë me fazën përfundimtare të kancerit. Ata gjetën se 56 për qind e pacientëve e pacientëve që bëjnë kimioterapi janë më të rinj, më të arsimuar, të pasur dhe optimistë se do t`ia dalin të mposhtin sëmundjen. Pacientët vdiqën katër muaj pasi morën pjesë në studim
65 për qind vdiqën në vendin e tyre të preferuar; krahasuar me 80 për qind të atyre që ndalën tretmanin më herët.
Hulumtuesit gjendën se ata që vazhduan kimioterapinë vdiqën në spital në kujdes intensiv sesa në shtëpi ku do të ishin vendosur në një ventilator.
“Doktorët janë qenie njerëzore, dhe nganjëherë ne nuk mund të vendosim se kur do të vdesin pacientët tanë. Por edhe nëse e dimë, ne nuk ndalim trajtimin e tyre”, ka thënë Wright.
Doktoresha shpreson se studimi, i publikuar në revistën British Medical Journal, do t`u ndihmojë doktorëve që tani e tutje të flasin më shumë me pacientët, që ata të kenë vdekje më të lehtë.
© Koha.net


