Kim Mehmeti: Demarkacioni do të kalojë

Shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti, thotë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi do të kryhet, pasi që, sipas tij, nuk kemi të bëjmë me burrështetas me parime, por të interesit.
“Unë mendoj se Demarkacioni edhe do të kryhet”, tha Mehmeti për televizionin ‘Dukagjini’.
Mehmeti për Gjykatën Speciale tha se tentativa për shfuqizimin e saj, duket se u bë nga ata që e kuptuan se ishin në lista.
“Nuk kemi ne burrështetas që kanë parime por kanë interese dhe kur janë në pyetje interesat e tyre të ngushta partiake nuk e kanë problem edhe të votojnë Gjykatën Speciale dhe më vonë të kërkojnë ta zhbëjnë. Edhe të thonë se nuk e pranojnë Demarkacioni dhe mandej të thonë: shihni, mirë, nuk është keq”, tha Mehmeti.
Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme ka vendosur që Demarkacionin të mos e procedojë në seancën e radhës, pa u krijuar një konsensus politik.
Nesër vendin do ta vizitojë kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq. Ky i fundit ditë më parë tha se demarkacioni është punë e kryer për Malin e Zi por se do të diskutojë këtë temë nëse do i kërkohej nga homologu i tij Ramush Haradinaj.