Fundamenti

Pas reshjeve të borës – java nis me mot të qetë dhe ngrica të lehta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të qetë.

Mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta, kryesisht në periudhën nga e hëna deri të mërkurën.

Të enjten parashihen që vende-vende të ketë riga shiu. Pas kësaj periudhe, parashikohet një rritje graduale e temperaturave në të gjitha rajonet.

Parashikimi për pesë ditë:

E hënë – Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Mobi Casa

E martë – Parashikohet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 6 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit

E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E enjte – Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E premte – Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.