Eko Higjiena

KH “Zhegra” meritueshëm shkon në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sonte në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta” në praninë e 200 shikuesve, është zhvilluar ndeshja e kthimit në çerekfinale të kupës së Republikës së Kosovës në mes KH “Zhegra” nga Zhegra dhe KH “Kastrioti” nga Ferizaji. Me një lojë të fortë dhe dramatike dhe gjithnjë në epërsi deri në fund triumfoi KH”Zhegra”me rezultat 37 me 31.

Lojtarët që shkëlqyen edhe kësaj radhe janë, veterani i klubit hendbollistik “Zhegra”, Erhan Shahini me 12 gola, supertalenti 17 vjeçar Alban Haziri me 9 gola,dhe portieri Bardhyl Abazi, po edhe të gjithë lojtarët ishin në nivel të detyrës.

Uji Dea

Në radhët e KH “Kastrioti” më i dalluari ishte Rron Ramadani me 7 gola. Me këtë fitore për herë të parë në historikun e saj, KH “Zhegra” do te zhvillon ndeshje në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës.

Kryesia e klubit hendbollistik që udhëhiqet nga më meritori i këtyre rezultateve Bajram Isufi, për këto rezultate falënderon, lojtarët, tifozerien “Katana Boys”, sponsorët, institucionet komunale dhe kërkon nga ta që të mbështesin klubin e hendbollit deri në finalen e shumë pritur./rajonipress/