ARKATANA

KH “Zhegra” me përforcime serioze synon katërshen e Superligës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Klubi hendbollistik “Zhegra” nga Zhegra fillon edicionin pranveror me përforcime dhe është kandidat potencial të futet në katërshen e madhe në Superligen e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe kryesia e klubit ka arritur marrëveshje me dy lojtar me përvojë nga Maqedonia të cilët vitet e fundit kanë luajtur në klubet e superliges në Kosovë, Risto Trajkovski dhe Bojan Cvetkovski si dhe Jeton Bislimi nga KH “Kastrioti” nga Ferizaji tha Bajram Isufi kryetar i klubit.

Bajram Isufi kryetar i këtij klubit tha se në këtë edicion rikthehet në palestër ish njëri ndër lojtarët më të mirë në hendbollin Gjilanas e më gjerë, veterani Erhan Shahini i cili vitet e fundit dha kontribut të jashtëzakonshëm në klubin hendbollistik Zhegra si lojtar, trajner, dhe donator.

Përforcim tjetër në radhët e KH “Zhegra” është edhe Samet Haziri ishe lojtar i KH “Zhegra”, ku në edicionin e kaluar vjeshtor ishte në KH”Drita”. “Ky përkushtim i kryesisë së klubit me institucionet komunale, donatorët nga Zhegra, Gjilani, Prishtina e në veçanti nga gurbetqarët e Zhegrës që punojnë dhe jetojnë në Zvicër, ku këtë muaj ndihmuan klubin, familja Haziri dhe Demi në Zhenevë me 1000 franga, Vullnet Neziri nga Schaffhausen dërgoj 90 topa ku vlera e tyre është mbi 1000 euro” ka sqaruar Isufi.

Sipas Isufit me këto donacione sadopak zbuten obligimet që ka klubi në këtë edicion, për çka ne i falënderojmë dhe ju jemi mirënjohës për këtë kontribut. Klubi zhvillon aktivitetet sportive në kushte të vështira, tri herë në javë stërvitjet i ka në palestrën sportive “Bashkim – Selishta” në Gjilan, vajtje e ardhje 25 km me termine pas orës 21 e 30.

ARKATANA

Zhegra nuk ka sallë të edukatës fizike me dy shkolla, filloren dhe të mesmen, e as palestër sportive, por kryesia lojtarët dhe donatorët kanë vullnet, përkushtim, edhe në këto kushte, të kenë rezultate përafërsisht të barabarta Prishtinën, Pejën, Vushtrrinë, Ferizajin etj, që kanë traditë mbi 50 vjet në hendboll.

Isufi tha se tani klubi ka pesë reprezentues, Ali Aliu dhe Armir Agushi në U17, Alban Haziri dhe Astrit Maksuti në U16 dhe Arber Aliu në U14, dhe shumë talent që janë nën moshën 19 vjeçare si, Ahmet Emini, Jeton Osmani, Festim Isufi, Adonis Jakupi, Shkodran Shaqiri, Melos Shahini, Blendi Agushi, Mergim Murseli, Qendrim Isufi, Leonard Haziri, Agim Isufi etj, të cilët janë kampion në kategorinë e juniorëve në sezonin vjeshtor e që janë e ardhme e ndritur e klubit hendbollistik “Zhegra”. “Kemi marr premtime nga kreu i Komunës Lutfi Haziri, dhe disa afarist që të ndihmohet klubi në mundësit që i kanë, ndërsa objektiv i kryesisë është edhe dalja në arenën ndërkombëtare”.

Ndryshe të dielën nga ora 17 e 30 në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta” zhvillohet ndeshja në mes KH “Zhegra”dhe KH “Vllaznimi”nga Gjakova tha Isufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.