RCCOLA

KFOR-i italian ndihmon nxënësit e Muçibabës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – KFOR-i italian të ndihmuar edhe nga Kryqi i Kuq në Gjilan kanë shpërndarë 16 pako në veshmbathje dhe material shkollor për nxënësit e shkollës së ulët “Mulla Idriz Gjilani” në Muçibabë.

KFOR-i italian duke parë gjendjen e rëndë të nxënësve të brezit kufitarë në Muçibabë ka shpërndarë 16 pako me veshmbathje dhe gjëra ushqimore për nevojat e nxënësve të shkollës së ulët “Mulla Idriz Gjilani”, raporton rajonipress.

Shqipe Hoti nga Kryqi i Kuq në Gjilan tha për rajonipress se këto ndihma janë dhuratë e KFOR-it italian të cilët më herët e kanë vizituar shkollën dhe kur kanë parë gjendjen e rëndë të nxënësve kanë vendosur që të përkrahin ata.

RCCOLA

Vehid Ibrahimi aktivist nga ky fshat tha se kjo ndihmë është shumë e mirëseardhur sepse nxënësit pos që kanë probleme në transport atyre u mungojnë edhe kushtet më elementare.

Ibrahimi tha se vlera e një pakoje kap shifrën e 50 eurove./rajonipress/