Eko Higjiena

KFM zbulon projektet që Zvicra i menaxhon në Kosovë

/ 7 minuta lexim
RCCOLA

Vizita e një delegacioni të KFM (EKM-CFM) në Kosovë kishte për qëllim zbulimin në vend të projekteve dhe programeve që Zvicra ka menaxhuar dhe ka financuar nën titullin e “Partneritetit të Migracionit”.

Udhëtimi për në Kosovë i një delegacioni të Komisionit Federal për Migracion (KFM) ka konfirmuar më shumë përshtypjet, sesa aspekte të migrimit dhe kthimit, si çështje komplekse.

Ky udhëtim dëshmoi gjithashtu se shpesh kemi të bëjmë me sqarimin e çështjeve dhe shqetësimeve jo vetëm të një vendi, por të dy dhe ndoshta edhe më shumë vendeve.

Në përgjigje të një ftese të Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, të ambasadores Krystyna Marty Lang si dhe të përgjegjësit për migrim, z. Sylvain Astier, një delegacion nga KFM-ja ishte në Kosovë nga 14 deri më 18 shtator 2012. Me këtë rast morën pjesë në këtë udhëtim presidenca e KFM-së, Walter Leimgruber, Fiammetta Jahreiss, Etienne Piguet, anëtarët e Komisionit Osman Besiç, Ruth Derrer Balladore, Albana Krasniqi Malaj, Daniela Sebeledi si dhe Simone Prodolliet, Pascale Steiner e Sekretariati i KFM-së.

Udhëtimi kishte për qëllim zbulimin në vend të projekteve dhe programeve që Zvicra ka menaxhuar dhe ka financuar nën titullin e “Partneritetit të Migracionit”. Delegacioni gjithashtu kishte për synim të fitojë një përshtypje në lidhje me rajonin, përparimin e rajonit prej të cilit vjen një nga grupet më të mëdha të migrimit në Zvicër.

Vizita e projekteve dhe intervistat, qoftë me përgjegjës të projekteve apo me persona të tjerë përkatës, janë fokusuar kryesisht në temën e migrimit, të integrimit si dhe të kthimit të emigrantëve në vendin e tyre të origjinës. Ishte gjithashtu rasti për të trajtuar në mënyrë të veçantë çështjet e bashkëjetesës me minoritetet, situatën politike në veri të Kosovës – akoma ende të pazgjidhur – apo hallet e të rinjve. Gjatë bisedave çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është përmendur disa herë.

Ky qëndrim në Kosovë ka mundësuar jo vetëm përmbledhjen e një tufe informacionesh, por edhe një sërë takimesh personale sa mbresëlënëse, edhe prekëse. Udhëtarët janë kthyer me pikëpamje të ndryshme për këtë shtet të ri dhe popullin e tij, një pamje larg stereotipeve që janë paraqitur shpesh ose që burojnë nga raportet e mediave mbi shtetasit kosovarë që jetojnë në Zvicër.

Në raportin e saj KFM ruan pikat e mëposhtme, të cilat duhet të merren parasysh në projektet e ardhshme të planifikuara në Kosovë:

– Në afat të gjatë, çështjet e arsimit dhe trajnimit duhen të jenë një prioritet i lartë. Në të vërtetë, Kosova ka numër të madh të rinjsh, prandaj hapja e mundësive të karrierës për të rinjtë është një nga detyrat më urgjente. Kjo sigurisht vlen për të gjitha nivelet, por shkollimi fillor duhet të zhvillohet kryesisht. Ia vlen, pra, të theksohet në një anë mbështetja për shkollim të minoriteteve dhe, në tjetrën, trajnimi profesional.

Uji Dea

Zvicra ka një përvojë të pasur në këtë fushë dhe duhet të promovojë projektet e të gjitha llojeve, qoftë qëndrimet për trajnim në Zvicër apo të projekteve të zhvilluara brenda vendit dhe duke përfshirë trajnimin për punë. Në Kosovë nevojat janë të mëdha, veçanërisht në fushat e artizanatit dhe teknikës, por edhe bujqësia duhet të inkurajohet. Do të ishte e rëndësishme që të përfshihen shoqatat e ndryshme në Zvicër si dhe ato që ekzistojnë në Kosovë.

– Në afat të mesëm, duhet përmirësuar kushtet e jetesës dhe segmentet e jetës së popullsisë më të varfër, e cila përfshin një numër të madh të individëve nga pakicat. Është veçanërisht urgjente të zhvillohen projekte për përmirësimin e kushteve të jetesës, por është gjithashtu e rëndësishme të zhvillohen oferta që mund të zbusin kushtet ekonomike që në shumicën e rasteve janë më të vështira dhe të pasigurta. Ne jemi duke menduar këtu në mënyrë të veçantë për mundësinë e krijimit të njësive industriale në fushat e riciklimit dhe përdorimit të mbeturinave, por edhe për bizneset e vogla në lëmi të tjera.

Popullsitë e pakicave vuajnë nga mungesa e njerëzve të trajnuar mirë që mund të krijojnë një bazë për një pozitë më të mirë jo vetëm ekonomike, por edhe sociale dhe kulturore. Programe trajnimi për mjeshtri, por edhe mbështetje financiare për njerëzit e talentuar që të kryejnë trajnimin e tyre në Zvicër ndoshta do të kishin ndihmuar në përmirësimin e situatës.

– Në një perspektivë me afatshkurtër, do duhej të merremi kryesisht me migrantët që do të kthehen në vendin e tyre. Në të vërtetë, në një vend ku shkalla e papunësisë është e madhe, shumë pak vëmendje u kushtohet këtyre njerëzve. Në këtë aspekt, shtetet perëndimore, prej të cilave emigrantët kthehen në vendlindje, do duhej të kenë një detyrim për t’i ndihmuar shtetet e origjinës.

Madje, kjo ndihmë është në interesin e tyre të drejtpërdrejtë në përmirësimin e gjendjes së emigrantëve që kthehen në vendet e tyre të origjinës për të siguruar që ata nuk do të migrojnë përsëri sapo t’u jepet mundësia. Në këtë kontekst, zhvillimi i projekteve në nivel komunal do të ishte i arsyeshëm. Kjo do t’i stimulonte komunat që kanë një interes nga programe të tilla (për shembull, oferta prej të cilave do të përfitonin njëkohësisht emigrantët që kthehen si dhe autoktonët). Në përgjithësi, përpjekjet për të përmirësuar gjendjen ekonomike të Kosovës duhet të lejojnë gjithashtu zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, pa qenë të penguara nga korrupsioni, i cili ende ekziston dhe vazhdon (kjo vlen edhe për perspektivat afatmesme dhe afatgjata).

Duhet vënë gjithashtu theksin në veçanti në integrimin sa më të shpejtë të fëmijëve dhe adoleshentëve për të fituar një terren në një shoqëri e cila është e huaj për ta dhe që të mbështeten programet arsimore të përshtatura për situatën e tyre të veçantë (programet për gjuhë, arsimi i mëtejshëm, por edhe kurset profesionale dhe, aty ku është e mundur, për të mbështetur qasjen në punësim).

Përveç kësaj, vërejmë gjithashtu boshllëqe në shërbimet mjekësore dhe terapeutike për njerëzit me aftësi të kufizuara apo që vuajnë nga çrregullimet mendore të ndryshme. Por, për të bërë këtë, mungesa e të hollave është e madhe dhe kjo krijon vështirësi të mëdha për familjet në fjalë.

Të gjitha projektet duhet të vendosin një theks të veçantë në përkrahjen dhe inkurajimin e grave. Situata në Kosovë nuk do të përmirësohet vetëm me kushte të mira të jetesës, të arsimimit dhe të ardhurave, por gjithashtu dhe mbi të gjitha, falë një ndryshimi në qëndrimet ndaj rolit të burrave dhe grave, mosha për të hyrë në një martesë dhe përgjegjësive brenda familjes, një ndryshim që mund të ketë sukses dhe të sjellë një perspektivë afatgjatë. Do të ishte shumë e arsyeshme zhvillimi i projekteve që prekin veçanërisht vajzat dhe gratë e reja.